Kanabisi nuk duket se ka të ndalur. Parcelat e reja me kanabis shtrihen këtë verë deri afër Tiranës, nën sytë e të gjithëve dhe ku Policia është më prezente se kudo. Denoncimi i një qytetari me video është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha me këtë shënim plot ironi: “Plas kanabisi edhe në Zall Herr”.