Ja si Edi Rama në bashkëpunim me Berishën e burgosën Erion Veliajn

0

Kryeministri Edi Rama me ndihmën e kreut të Partisë Demorkatike, Sali Berisha në prapaskenë, dyshohet se ka lëvizur me një skenar të paramenduar për të eliminuar politikisht Erion Veliajn dhe për të riformatuar të gjithë skenën e pushtetit vendor. Afera që çoi në arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës më 10 shkurt duket se ka dalë jashtë kontrollit dhe tashmë burime të sigurta konfirmojnë se brenda qeverisë po mendohet të merret vendimi për shkarkimin e Veliajt dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në të paktën 4 bashki kryesore të vendit.

Veliaj mbush 3 muaj në 12 maj që ndodhet në qeli dhe sipas ligjit ai mund të shkarkohet, duke iu hapur rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Bashkinë Tiranë, por edhe në 3 bashki të tjera, si Mati, Tepelena dhe Berati, për shkak se kryebashkiakët: Ervin Demo, Agron Malaj dhe Tërmet Peçi dhanë dorëheqjen pasi kandidojnë për deputet nën siglën e PS sa i takon zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Madje thuhet se Rama ka gati edhe emrin që do të zëvendësojë Veliajn. Ai është ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili u la qëllimisht në listë të hapur për zgjedhjet e 11 majit, pasi do të jetë kandidat i Partisë Socialiste për Bashkinë Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu