Në një komunikim për mediat, pasi doli nga ambientet e SPAK, Qato tha se ishte marrë në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit si ish-drejtoreshë e ARRSH, lidhur me procedurat e ndërtimit të aksit Kardhiq-Delvinë.
“Është një procedurë që ka filluar tre vjet më parë me dorëheqjen time, në të cilën dhashë detaje nga rrethanat e çështjes në dijeninë time. Procedura e kallëzimit është për rrugën Kardhiq-Delvinë. Me sa u njoftova, po hetohet për shkelje të barazisë në tenderë”, tha ish-drejtoresha.
Ajo refuzoi të japë komente të mëtejshme, duke shtuar se shkaku i dorëheqjes së saj ishte për t’i dhënë mundësinë drejtësisë të bëjë detyrën e vet duke hetuar deri në fund këtë çështje.






