Shkruan Jorida Tabaku
3 arsye përse e dërguam në GJK!
Pyetje pa fund dhe interes shumë I lartë për padinë në Gjykatën Kushtetuese mbi taksën antikushtetuese mbi profesionet e lira. Kush janë tre pikat që gjykoj se shkelin Kushtetutën.
E para, cënon barazinë përpara ligjit sepse paguhet 15%-23% për këto profesione ndërkohë që për të njëjtat të ardhura paguhet 8% për dividentin, 13% për pagën e kështu me radhë.
Cënon sigurinë juridike, sepse këto biznese kanë bërë parashikimet e tyre dhe planet e tyre të biznesit mbi supozimie që kjo taksë do të ishte ndryshe dhe sot është një barrë shtesë.
Dhe e treta, është një taksë e padrejtë që rëndon mbi shtresën e mesme që është shtylla e ekonomisë. Sot, ka pafund kontabilistë, profesionistë, juristë, mjek, farmacist të cilët nga kjo taksë.
Por është një shtresë që kam harruar ta përmend ajo e teknologjisë së informacionit, programuesit.
Të rinj që përplasen në dyert e shtetit dhe nuk gjejnë një punë por kanë krijuar zanatin e tyre, biznesin e tyre dhe profesion. 30 mln euro nuk është shumë lek për buxhetin e shtetit që abuzon pafund.
Ndërkohë që 30 mln euro shtesë taksë mbi këtë shtresë të mesme është jashtëzakonisht shumë.
Shtresa e mesme është shtylla, është palca e ekonomisë shqiptare, shtresa që bën mendimin dhe rrit GDP-në dhe duhet patjetër ta ndihmojnë dhe ta mbështesim atë.