Ja politikanët shqiptarë që kanë pasuri, secili më shumë, se rroga e gjithë Presidentëve të SHBA në 243 vjet histori

0

Fëmijët e Presidentit të Republikës Ilir Meta, prej shumë vitesh në Londër konsumojnë diçka më tepër se të ardhurat e Presidentit të SHBA, djali i ish-presidentit e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni që shkëlqen si pasanik në Europë dhe më përtej, edhe këto vitet e fundit në opozitë, jo vetëm bën jetë luksi dhe nuk dimë t’i thotë dikush puna e mbarë, por shton në numrin e llogarisë kursime përrallore, sa tre herë rroga e Presidentit amerikan!

Shkruan Sokol Pepushaj

Është interesante. Këtu në Shqipërinë post-komuniste në 28 vite çudirash, të tërë politikanët, pushtetarët, zyrtarët e lartë të shetit më të varfër në botë janë milionerë. E përveç këtij paradoksi të paparë deri sot në Glob, këta kanë jetuar e jetojnë në luks fantazish të çmendura.

Pasuritë e trashëguara dihen, pasi është tepër e thjeshtë të përllogariten resurset private në 28 mijë kilometër katror, ku dihet prodhimi e konsumi, dihet numri i popullsisë dhe numri i “pasanikëve” me çertefikatë trungu në vlera, për botën perëndimore zero me xhufkë, llogariten rrogat për zyrtarët e zabitët e pushteteve që nga Aleksandër Meksi e deri tek Edi Rama.

Të tërë erdhën nga hiçi, por sot çuditërish kemi qindra budallenj e vagabondë pushteti që posedojnë pasuri secili sish, shumë herë më tepër se kursimet e tërë Presidentëve të Amerikës së bashku në 243 vjet histori.

Fëmijët e Presidentit të Republikës Ilir Meta, prej shumë vitesh në Londër konsumojnë diçka më tepër se të ardhurat e Presidentit të SHBA, djali i ish-presidentit e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni që shkëlqen si pasanik në Europë dhe më përtej, edhe këto vitet e fundit në opozitë, jo vetëm bën jetë luksi dhe nuk dimë t’i thotë dikush puna e mbarë, por shton në numrin e llogarisë kursime përrallore, sa tre herë rroga e Presidentit amerikan!

Por çdonjëri politikan e pushtetar i ngjan tjetrit. Ai që presupozohet të vijë në pushtet, shefi i opozitës Lulzim Basha që shitet si Engjëll, në anën tjetër ka një çështje ku akuzohet nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për 230 milionë dollarë abuzime dhe vjehrri i tij, një pensionist pa emër, 6 vjet më parë na rezultoi me një pallat 8 milionë dollarësh dhe pas rrëzimit të objektit nga kryeministri Rama e ankesës së tij, sheti detyrohet ta shpërblejë me 14 milionë dollarë. Pra, lojë pasanikësh e hajdutësh në dëm të ekonomisë së një populli që deri më sot ka qënë i detyruar ose të votojë njërin hajdut, ose tjetrin.

Po edhe vetë kryeministri Edi Rama është model unik në Glob për magji në shtim pasurie. Në vitin 2011 ai ka deklaruar me shkrim se është i pastrehë dhe me 3000 euro kursime, por sot ka një pasuri të madhe në Surrel, të pajustifikuar ende, i akuzohet bashkëshortja për disa miliarda dollarë aksione tek AbiBank, sërish ende pa përgjigje, vëlla Olsi, ish-emigrant për pak kohë si 1.500 000 shqiptarë të tjerë, i përfolur në shtyp për “fshehje” të mbi 200 milionë dollarëve në parajsat fiskale, gjithashtu pa sqarime e justifikime.

Po kështu, milionerë janë të tërë, nga fundi në krye e kryet në fund. Çdo politikan, çdo pushtetar, çdo ministër, por edhe çdo “ushtar” që u ka qëndruar afër është milioner.

Pasuritë janë të dukshme, shihen ngado, por ata mëndojnë se ende nuk ka fakte dhe se do t’ja hedhin organeve të drejtëlsisë të mbikqyrura rreptësisht nga Amerikanët.

Janë të gabuar dhe shumë të terrorizuar nga SPAK që është gati të nisë nga veprimtaria për arrestimin e tyre dhe sekuestrimin e gjësë së vjedhur.

Por. Le t’u referohemi pak studimeve që bota njeh deri më sot për historikun e milionave.
Një artikull në “visualcapitalist.com” publikon informacione se sa kohë u është dashur personave më të pasur të planetit që të arrijnë 6 zerot e para. Nëse analizojmë kampionin e tyre, mesatarisht do të duheshin 8 vite për të arritur milionin e parë. Dhe jo para moshës 36-vjeçare.

Ky është fakt i gjallë për të pasurit e të diturit e Globit, por aspak i besuar për injorantët e fukarenjtë e Shqipërisë që u bënë milionerë të tërë pa përjashtim, sapo morën pak pushtet çfarëdo, qoftë edhe polic fshati.

Super të pasurit e kësaj Bote sot vlejnë rreth 744 miliardë dollarë dhe janë fiks 2153 të tillë. Gati të tërë këta persona e kanë trashëguar pjesërisht ose plotësisht pasurinë që kanë dhe në këto raste, për ata nuk është kërkuar se si e kanë bërë milionin e parë, pasi normalisht e kishin trashëgimi e krijuesit e 6 zerove të para nuk jetojnë.

Sido qoftë, në këtë çorbën me milionerë shqiptarë që të tërë do sekuestrohen e dënohen, pasi në një treg pa prodhim fare, pa fuqi blerëse dhe konsum, nuk ka shanse milionerësh, duam t’ju kujtojmë fatzinjve se ata fatlumët e Globit që trashëguan miliona dollarë, pra super të pasurit, ndeshen me një treg jo të lehtë, ku një grupi, atyre të kokës, u duhet rreth 5 vjet të bëjnë 1 milionë dollarë shtesa, skuadronit të dytë të gjigandëve të Botës u duhet mesatarisht 10 vjet dhe të suksesshmëve të tretë u janë dashur rreth 17 vite punë me fantazi efektive.

Këto janë shhifrat e vërteta e kokëforta që njeh deri sot Bota, kjo është logjika ekonomike, por këta hajdutët e Shqipërisë së çudirave në 28 vite kanë vjedhur e i kanë vënë milionat si me magji, ndaj besimi i shqiptarëve te politika është i zbehtë, njëlloj si ekonomia e shumicës që vuan e pret përditë arrestimin e “Peshqve të Mëdhenj” dhe kthimin e gjësë së vjedhur që është marramëndëse!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu