Një shkrim i guximshëm që po qarkullon kudo në rrjet vjen nga Kreshnik Spahiu i cili shkruan:
“Atë mbrëmje dhjetori unë isha atje. Së bashku me Azem Hajdarin dhe Arben Ristanin ishim si përfaqësues të fakultetit Shkencave Politike-juridike.
Papritur erdhi ai së bashku me Gramoz Pashkon. Nuk e njihja por quhej Sali Berisha. Kishte dy kërkesa:
1- Të shpërndaheshim me qetësi sepse sipas tij, demonstratat ishin inspiruar nga agjentë serbë të UDB-së.
Kërkesat e tyre ngjallën reaksionin e gjithë studentëve. Dy studentë të arteve na bindën që ata janë spiunë të Ramiz Alisë dhe ne votuam kundër. U refuzuan dhe u fishkëllyen.
Pa u zgjatur me histori që i keni dëgjuar me dhjetëra herë po ju rikujtoj se pas 4 ditësh u shpall Partia Demokratike me 338 themelues dhe firmëtar.
Ai u rishfaq sërish aty dhe rrëmbeu mikrofonin pas Azemit për të marr protagonizëm me çdo kusht.
Nuk e krijoi ai, madje për kujtesë të miliona shqiptarve, kryetar u zgjodh Azem Hajdari dhe disa muaj më pas i zuri vendin e kryetarit ky me klanin komunist.
E mori kontrollin dhe shfarosi çdokënd duke shkruar vetë historinë.
Sali Berisha i eliminoi 100% thelemuesit. Asnjë nga 338 themeluesit e PD nuk janë sot as deputetë dhe as anëtarë kryesie të PD me përjashtim të një emri. Ai quhet Sali Berisha.
Eleminoi gradualisht të gjithë:
Abdi Baletën
Petrit Kalakullën
Ridvan Peshkopinë
Uran Butkën
Tomor Dostin
Tomor Malasin
Azem Hajdarin
Zenel Hoxhën
Aleksandër Meksin
…..:. dhe 337
Dikush do thotë: ‘Edhe këta nuk ishin burra të mirë’.
Po mirë o njerëz, të gjithë dolën burra të këqij dhe vetëm Berisha ishte burrë.
Jo të nderuar miq. Në rastin më të mirë ai e kishte mision shkatërrimin e disidencës anti-komuniste që lindi në Shqipëri. Në rastin tjetër ai është monstra dhe besëpreri më i madh i kombit, madje më i rrezikshëm se Enver Hoxha pasi ky i nxjerr në pritë dhe u nguli thikën pas shpine të gjithë miqve.
Asnjëri nuk është sot në Parlament.
Pa e zgjatur lexoni listën zyrtare e 337 shokëve dhe themeluesve të PD që eleminoi Sali Berisha.”/L.M-tej.al