9.5 C
Tirana
E premte, 26 Dhjetor 2025
BallinaPolitikëJa letra e dorëheqjes së deputetit Alfred Rushaj

Ja letra e dorëheqjes së deputetit Alfred Rushaj

Date:

Related stories

spot_img

Deputeti i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit.

Ja letra e dorëheqjes së Rushajt, drejtuar kolegëve.

Ai deklaron se pavarësisht përpjekjeve për të afruar grupet në PD, këtë mision e sheh të pamundur.

Letra e plotë:

Të nderuar kolegë!

Që prej ditës së parë kur u angazhova me fushatën e PD për zgjedhjet 2021, jam përpjekur të jem sa më i sinqertë, bashkëpunues dhe i drejtëpërdrejtë me ju. Për këtë arsye dhe përpara se të kryej procedurat kushtetuese, dua t’ju informoj se kam vendosur të heq dorë nga mandati i deputetit.

Ju falenderoj për punën dhe bashkëpunimin gjatë fushatës, si dhe për mbështetjen si Kryetar i Grupit Parlamentar të PD.

Pas dorëheqjes nga ky funksion, jam përpjekur të kontribuoj modesisht  në gjetjen e një bashkëpunimi mes të gjithë përfaqësuesve të zgjedhur të PD. Me keqardhje konstatoj se ky është kthyer në një mision të pamundur dhe se gjërat që na ndajnë po prevalojnë ndaj atyre që na bashkojnë. Në këto kushte, vlerësoj se nuk ka më hapësira për një kontribut të tillë në tejkalimin e situatës.

Duke ju uruar suksese dhe gjithë të mirat, shpresoj që Grupi Parlamentar i PD të gjejë sa më shpejt rrugën e bashkimit!

Me respekt:

Alfred Rushaj.

admin
adminhttp://balkansnews.net/
Balkan's News gëzon statusin e një Agjencie të Pavarur dhe të lirë Mediatike. Ka reporterët e vet në Shqipëri, New York, Londër, Paris, Romë, Bruksel, Kopenhagë.

Shqipëria Etnike

Gazeta e pavarur Shqiperia-etnike.com nisi botimin e saj në print dhe online me 5 qershor 2001.

Shkrimet e fundit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu