Këtë e tregon numri i ndjekësve të tyre në InstaVajzat e serialit “Lule të vetmuara” janë kthyer tashmë në të preferuat e publikut dhe me historitë e tyre kanë prekur zemrat e çdo teleshikuesi. Ejlyl, Songyl, Kader, Meral dhe Xhemre janë pesë vajzat që luajnë në këtë serial që transmetohet në TV Klan, por cila prej tyre është më e preferuar nga publiku?
Këtë e tregon numri i ndjekësve të tyre në Instagram dhe më e ndjekura është aktorja Gokçe Akyildiz ose siç e njohim me emrin Songyl. Aktorja 27-vjeçare ka 2.3 milion ndjekës dhe është shumë aktive në Instagram ku shpesh poston foto me vogëlushin e saj. Pas Songylit, vendin e dytë si aktorja më e ndjekur nga ky serial është Biran Damla Yilmaz, pra Ejlyli.
Kjo e fundit sapo arriti 2 milion ndjekës në Instagram dhe i falenderoi fansat me një postim të veçantë. Në vendin e tretë, me 1.5 milion ndjekës është Hazar Motan e cila luan rolin e Xhemres. Pas saj vjen Aleyna Solaker, pra Meral me 1.4 milion ndjekës dhe në vend të fundit Çagla Irmak, Kader me 1.3 milion ndjekës./revistawho.com