Ja biseda Putin-Macron: Demilitarizimi i Ukrainës do të realizohet

0

Presidenti rus Vladimir Putin i ka thënë homologut të tij francez Emmanuel Macron se qëllimet e operacionit të Rusisë në Ukrainë për çmilitarizimin e saj dhe statusin neutral do të arrihen.

Dyshja zhvilloi një telefonatë që zgjati 90 minuta të enjten.

Putin gjithashtu ka thënë se përpjekjet e Kievit për të shtyrë negociatat vetëm sa do të shtonin listën e kërkesave nga ana e Moskës.

Këtë të enjte do të zhvillohet edhe raundi i dytë i bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusisë, në Bjellorusi.

Kërkesa minimale e Kievit është që të hapet një korridor humanitar në mënyrë që civilët të largohen nga zonat ku po zhvillohen luftime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu