Shembulli më i njohur i një marrëveshjeje pengmarrjeje dhe të lidhur me Netanyahun rezultoi në lirimin e më shumë se 1000 të burgosurve palestinezë në këmbim të një ushtari izraelit, Gilad Shalit, në vitin 2011.
Izraeli dhe Hamasi janë afër finalizimit të një marrëveshjeje për armëpushim, e cila mund të arrihet sonte ose herët nesër në mëngjesin e së mërkurës.
Sipas mediave të huaja, negociatorët po finalizojnë detajet përfundimtare për lirimin e të burgosurve të Hamasit.
Ndër të tjera, Hamasi do të japë një listë me emrat e personave që do të lirohen dhe në këmbim kërkon që palestinezët e mbajtur në burgjet izraelite të lirohen në të njëjtën kohë.
Arritja e marrëveshjes u verifikua dhe nga ministria e Jashtme e Katarit, e cila ka marrë rolin e ndërmjetësimit. “Jemi më pranë një marrëveshjeje se kurrë. Bisedimet kanë arritur në një fazë kritike dhe përfundimtare”, thuhej në deklaratë.
Udhëheqësi i Hamasit Ismail Haniya tha të martën, në një deklaratë me shkrim për agjencitë e lajmeve dhe mediat palestineze, se arritja e një marrëveshjeje armëpushimi me Izraelin “është afër”.
Nga ana e Izraelit nuk ka pasur asnjë përgjigje zyrtare, megjithatë, sipas raportimeve në mediat izraelite, kabineti i luftës i ka dhënë “dritën jeshile” një marrëveshjeje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve.








