Aksioma që disiplinon ndërgjegjen, që rrit presionin mbi padrejtësitë shoqërore, që kërkon llogari deri në një cent mbi ata që paguhen me taksa si shërbëtor të taksapaguesit, ka stakuar relenë përballë një dere të blinduar, të mbyllur. Kishte ndodhur ky defekt, sepse këtë derë, e kishin kyçur peshq që rrinin shumë më lart se kryeministri e gjithë kryeministrat tranzitorë, në Hierarkinë e Nderit, në Hierarkinë e Socializimit Shoqëror. E kishin mbyllur me shul atë portë Llalla dhe Dedja, Xhezairët dhe Donikat e partive.
Shkruan Sokol Pepushaj
Pse Rama nuk na ngjan si Rama? Sepse ka, të paktën dy fytyra. Një si kryeministër e një si kapo burgu.
Rama kryeministër është në fallcitetin e tij. Veshën një “kostum”, firmato, bën sikur ecën në rrugën e shqetësimeve të kohës, prodhon lajm, të bardhë a të zi, nuk ka rëndësi.
Rama kapo burgu?
Kështu po, kështu është në përditshmërinë e tij, në origjinalitetin e tij. Është përtej mashtruesit.
Të demonstrosh forcë, t’u nxjerrësh dhëmbët kundërshtarëve, t’u tundësh edhe kulaçin edhe kërbaçin njerëzisë, të betohesh në besnikëri dhe kualitet qeverisës edhe kur populli të thotë hajdut, të qeshësh si budalla edhe kur s’ta përtypin emrin, por të pagëzojnë diktator, do të thotë se je i urryer.
Kur lideri përflitet për keq në shumicën e popullit të tij, ka luajtur keq. Kur turmat e fërshëllejnë liderin, atëherë, sa me shpejt më mirë, bëhet zevëndësimi me një tjeter lojtar. Janë rregulla këto.
Lideri është aty, për të prirë e për të dëgjuar cilindo. Po kapo ç’nënkuptohet.
Forcë dikund nëpër skutat e lirisë relative, frikë, lëmoshë e kërbaçë.
Ajo pema e gjelbër e pritshmërive, tashmë pas 7 vitesh është tharë.
Rama, si kapo, presionon këdo e kudo. Presion mbi ato pak media që nuk e mbajnë gojën hapur për t’ua mbyllur me ndonjë “ofertë” të majme “demokratike”, siç ka ngjarë me disa që megjithëse nuk kanë shkelur kurrë në tapetin e letrave, kanë mbushur thasët me letra prej dollari apo eurosh, presion mbi turmat e çoroditura, që të trëmbura nuk dinë nga të kullotin, nga bashtina me shi apo nga bashtina me breshër.
Kapoja ka vëndosur rregulla të forta.
Në këtë stinë virusi, cilido që do, mund të dalë jashtë shtëpisë së vet, vetëm me një pusull në xhep nga kapoja.
Kjo don të thotë se Rama kapo, ka të drejtë mbi të drejtën dhe mbi të padrejtën.
Asnjë prof. doc. i PS-së së sotme, pasi të gjithë janë “gjeni”, me tituj shkencor, pa mbaruar të mesme fare madje, nuk shpjegon se ç’mrekulli kundër virusit bën karta e Ramës në xhepin e çdo shqiptari fukara, pasi gjithkush, sipas tij ka të drejtë ta marrë pusull çudibërëse?!
Mos nuk janë pusulla e janë Nuska?!
Këto magji i shikon në guximin anadollak të shtetit, që as lexon, as shkruan, por thjeshtë i bën gjëmën popullit “me libër shtëpie”.
Jo kot, edhe Taulant Balla bën fotografi me libra. Librat, jo Taulanti, e kanë fajin. Se libër është edhe kushtetuta, prandaj nuk e çel as kryeministri, as ministrat, as prokurorët, as gjykatësit, askerkush nuk e hapë librin.
As kriminelët nuk lexojnë libra
Ata ndjekin filma horror, dhe i zhvillojnë ngjarjet pa problem, me personazhe realë.
Nuk ka rëndësi fare përfolja se dhunohet liria e njeriut, pushteti i sovranit. E vërteta është se Kim Jong e dhunon pushtetin e së drejtës së fuqisë që ai delegon përmes votimit. Kimi, votimin e tund dhe e shkund. Kështu edhe ligjet, por ende nuk është kapur me zë e figurë, duke e kthyer në “tërmet” votimin.
Nuk është kapur Kimi, por është kapur trimi Damian Gjiknuri, trimi Olsi Rama, trimi Ilir Beqja, trimi Vangjush Dako e shumë trima të tjerë të kapos sonë.
E vërteta është se votat këtu blehen me para krimi, shumë më keq se andej nga Kimi, se politikanët merren grumbull si majmunë e vëndosen nëpër lista partishë. Këto lista, ngado t’i lexosh, edhe mbrapsht, janë e njëjta brumë, idiotë, arrogantë, hajdutë e kriminelë.
Prandaj edhe populli i thjeshtë, sot me shumë përulje, rreshtohet për liridalje, i lutet kapos, si në burg, na jep një orë leje zotëri, sa për ajër!
Kapoja fryhet, bën si babaxhan, e ndoshta për sevap falë me një llaf, mbi 9000 gjoba që shkelësit e ligjit do i derdhnin në arkën e shtetit. Pastaj kapoja jonë tregon muskujt e pushtetit: Ngjan sikur do të japë një mesazh të vlefshëm, si me thënë; Vëllezer e motra, binduni, nuk do jemi kaq shpirtmirë javën tjetër, rrini urtë, mos dilni jashtë shtëpisë pa leje, mos lëvizni, se mund të jeni me sëmundje, se mund të na infektoni ne të tjerëve (pasanikët që ecim pa leje)!
Alo shqiptarë, a dëgjuat, Edi jam!
As mos dilni jashtë, as mos llapni nëpër fejsbuk. Kush nuk bindet, burgu e pret.
Kështu po ngjet se nuk ka më forcë ky popull të protestojë, të thotë se nuk është kope që ushqehet e futet në vathë, ndaj dhe ka të drejtë ky që bën si kapo burgu.
Nuk duron as akuza kapoja.
Nuk i pëlqejnë as disa kualitete të epërme gazetarësh që bashkpunojnë me organizmat perëndimore e kompleksitetin social të funksionimit të shtetit hajdut, e bëjnë të thjeshtë për popullin. Paguan kapoja mijëra injorantë fejsbuku nga taksat e këtij populli, për të mbrojtur “nderin” e partisë.
Duke qënë se më e besueshmja gjë në jetën njerëzore është e vërteta, hajdutët i ka zënë siklet i madh. Janë me “temperaturë” të lartë në paradhomë të burgut. Aty takon asish, që para dy vitesh as mund të shiheshin në ëndrrat më të çmëndura si hajdutë e kriminelë. Presin në paradhomë të burgut, bash ish “zotat” e drejtësisë shqiptare për shumë dekada.
Ata që ishin më të paprekshëm se kryeministrat, ata që prisnin e përcillnin kryeministra e ambasadorë, sot janë në paradhomë të burgut dhe presin “zilen” për t’u sekuestruar e bërë apelin e përjetshëm në izolim të sigurisë së lartë.
Ishin në pozicione shumë më të epërme sigurie e besimi se kapoja ynë Llalla, Dedja, Zaganjori, Prela deri para dy viteve, apo jo?!
Kjo nuk kërkon shumë mënçuri juridike se është e vërtetë. Nuk bëjnë punë as hajdutët e vegjë që punojnë si fejsbuksa, nuk bën punë as Taulanti, as Elisa e çudirave, as nuskat e Edit që duhet t’i ketë në xhep çdo varfanjak që don të marrë pak ajër jashtë shtëpisë së vet.
Kjo ndodh, se edhe historia ka histori.
Në proceset ndëshkuese, kur drejtësia e një vëndi bëhet padrejtësi, pushtetarët, thjeshtësisht kuptohet se kanë aplikuar teknika përfituese. Historikisht, që në kohën e perandorive, po kaq thjeshtësisht, kanë rikthyer gjënë e vjedhur e janë ndëshkuar. Ka ndodhur, ndodhë, do të ndodhë.
Ne kemi një fjalë të urtë; Kafshata e huaj të zë frymën.
Po ne kemi edhe një shprehje të urtë që na e la ish ambasadori Donald Lu; Edhe peshku i vogël e ha peshkun e madh.
Sipas Lu-së, edhe pse shumë i madh, ky kapoja ka detyrimin të luajë rolin peshkut të “vogël”. I ra zari, të përcjellë në burg ish Prokurorin Përgjithshëm të Republikës, ish rojtarin e Shtetit Adriatik Llallën, ish Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, që ishte gardiani Sovranitetit Kombëtar, Bashkim Dedjan, ish kryetarin e Gjykatës së Lartë Xhexair Zaganjorin, ish Prokuroren për Krime të Rënda Donika Prela etj.
Të tërë këta, sot e gjithë ditën, janë gatitu e presin në portë të burgut, një të fërshëllyer “bilbili” nga SPAK-u.
Kjo shfaqje e trëmb kapon.
Kjo nuk është më hipotezë, as analizë, as dakordësi a mosdakordësi nga ata që shpresonin se Vetting-u është flluskë para pasurive të tyre dhe do ta stërgjatin 20 vjet. Fiks ashtu pat thënë kapoja dy vjet më pare; Kështu si kapoja, paten deklaruar edhe Llalla e Dedja. Prandaj kanë të njëjtën rrugë, drejt burgut.
Pse do ndodhë kjo?
Është pra ralitet, kërkesë popullore dhe betim amerikan.
Do veprohet si në Kroaci, vetëm burg.
Atje nuk u pranua votimi i vetting-ut, por gjashtë gjykata me mbështetje amerikane, bënë drejtësi. U hetuan 3180 hajdutë. 3024 u dënuan me konfiskim pasurie dhe me burgim nga 10 vjet deri të përjetshëm. Pjesa tjeter, 156 ishin të penduar të drejtësisë. Ata u sekuestruan dhe u dënuan nga 4 deri 10 vjet burg.
Në asnjë rast nuk u gabua.
Këta hajdutët tanë, janë unikal në rruzullin tokësor. As nuk kanë rroga, as pasuri, as profesione, por janë sheikë e jetojnë në luks.
Ndaj Rama ka të drejtë që egërsohet deri në diktturë.
Kur don të vjedhësh, skllavëro popullin.
Sot për këtë krim ngrihet akuza. Akuza nuk izolohet dot. E vërteta nuk e izolon dot.
Sot, edhe një fejsbukas e din se një ushtarak i NATOS, paguhet 72 000 dollarë rrogë në vit, nëse i shpëton koka, normalisht.
Në këtë vend të varfër, vetë Rama nuk është në gjëndje të thotë emrin e vetëm një pushtetari a ish pushtetari, doganier, shef policie, kryebashkiak, drejtor, ambassador, këshilltar, ministër a zëvëndës, deputet, kryetar apo ish kryetar partie…,madje madje, as emer dashnoreje a dashnori që ka pasuri, më pak se rroga e 100 viteve ushtrak i NATO-s!
Po këta, sikur janë të gjithë Ndoc Rrokë bre, po edhe këto femrat e tyre, sikur janë të tëra Helena Troje. Dreq o punë. Horllek, luks e para sa të duash, në këtë han, medek shtet!
Prandaj do dënohen këta, prandaj janë të gjithë hajdutët bashkë, prandaj izolohet populli brënda, se mos na “infektohen” pasanikët, ata që nuk marrin leje.
Aksioma që disiplinon ndërgjegjen, që rrit presionin mbi padrejtësitë shoqërore, që kërkon llogari deri në një cent mbi ata që paguhen me taksa si shërbëtor të taksapaguesit, ka stakuar relenë përballë një dere të blinduar, të mbyllur.
Kishte ndodhur ky defekt, sepse këtë derë, e kishin kyçur peshq që rrinin shumë më lart se kryeministri e gjithë kryeministrat tranzitorë, në Hierarkinë e Nderit, në Hierarkinë e Socializimit Shoqëror.
E kishin mbyllur me shul atë portë Llalla dhe Dedja, Xhezairët dhe Donikat e partive.
Donika dhe “Skënderbeu” kanë mbyllur kështjellën?!
Edhe në Surrel është e kyçur një kështjellë. Edhe në Surrel frymon një “Skënderbe”.
Të gjithë e kemi pare Kështjellën e Skënderbeut krutan, por jo të Skënderbeut Surrelas!
Askush nuk e ka idenë.
Kjo kështjella e Surrelit është top secret. Askush nuk ja di vlerën, askush nuk ja di gjenezën, askush nuk e di pse ruhet me ushtarë, askush nuk e din pse ngjan si Strehë Lufte, askush nuk e di nga erdhën milionat për të.
Pse kaq mistere aman?
As bunkeri atomik i diktatorit Enver Hoxha, nuk ka asnjë sekret. Nuk ka sekret se nuk qe ndërtuar me para rroge as ai.
Po ky Bunkeri i Surrelit, thoni ka status më të fortë se Bunk’Art-i i Enverit?!
Për ata që dinë të lexojnë, kompleti i ngjarjeve është në inventar të thjeshtë:
Pushteti i bandave i ka kërcyer përsipër shtetit, duke i grisur legjimitetin, duke i hapë vrimë të madhe, thua se shikon… Shukriun. /Pamfleti