Dokumentet shtetërore, ish-kreu i shteti i ka firmosur po me këtë mbiemër (Meta) madje edhe ai si të tillë e quante veten “O super budallenj jam Ilir Meta”…mirëpo, kur në skenë dolën dokumente dhe u ngritën dyshime se ai ka qenë spiun i Sigurimit të Shtetit, ish-kreu i shtetit ka ndryshuar qëndrim.
ë të gjithë rrugëtimin e tij politik, ish-presidenti është njohur si Ilir Meta dhe jo Metaj (me J) siç e ka të regjistruar në gjendje civile. Dokumentet shtetërore, ish-kreu i shteti i ka firmosur po me këtë mbiemër (Meta) madje edhe ai si të tillë e quante veten “O super budallenj jam Ilir Meta”…mirëpo, kur në skenë dolën dokumente dhe u ngritën dyshime se ai ka qenë spiun i Sigurimit të Shteti, ish-presidenti ka ndryshuar qëndrim.
Sot ai e quan veten Ilir MetaJ, madje edhe Partia e Lirisë e ka prezantuar kryetarin e saj me mbiemrin e parë të ish-Presidentit. Në njoftimin e publikuar nga zyra e shtypit ku njoftohet një dalje e kreut të PL-së për mediat, shihet se gjeneralitet e ish-Kreut të Shtetit janë ndryshe nga ç’është njohur gjatë gjithë karrierës së tij politike.
“Përshëndetje! Në orën 13.15 kryetari i Partisë së Lirisë, zoti Ilir Metaj do të ketë një bashkëbisedim me gazetarët. Sinjali nga fibra dhe Facebook-u. Ftojmë të gjithë gazetarët”, thuhet në njoftim.
Një gjë e tillë nuk duket e rastësishme nga ish-presidenti, por si një kundërpërgjigje ndaj akuzave që kanë ardhur në drejtim të tij. Ai e ka mohuar që të ketë qenë spiun i Sigurimit të Shtetit duke akuzuar Autoritetin e Dosjeve se ka manipuluar dokumente, ndonëse këta të fundit me anë të drejtoresës, Gentiana Sula tha dokumentet janë autentike. Ai duket se ka gjetur një akses të një pjese të dosjes së ish-sigurimit, që e shënon me inicialet e një spiuni I.M. dhe akuzohet për spiunimin e një shoku të klasës gjatë viteve të diktaturës. Një ditë më parë, Meta (Metaj) publikoi nje e-mail anonim që ka mbërritur në Autoritetin e Dosjeve të Sigurimit më 25 korrik ku thotë se kaq ka mjaftuar dhe ka vënë në lëvizje Autoritetin e Dosjeve për të vërtetuar nëse ish Presidenti ka qenë bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit. Për këtë arsye, Meta bëri një kallëzim penal në SPAK dhe Prokurorinë e Tiranës për anëtarët e Autoritetit të Dosjeve.