Ish policin e videos së bujshme le ta gjuajnë me “gurë” ata që që s’kanë gjynahe edhe pse ky s’ka asnjë akuzë, thjeshtë shpifje banale!

0
Ish-polici i zonës së Gruemirës në Malësinë e Madhe që u shfaq disa javë më parë në një video intime me pretendimin se ngacmonte një të mitur ka thënë për ABC Neës se ndihet i kryqëzuar nga ajo që i ka ndodhur. Ai kërkon ballafaqim me personat që i ngritën akuzat. Bajrakurti ndodhet në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Është ndoshta rasti unik, ku nuk ka fare akuzë dhe kryqëzohet si një imoral. Dhe te jemi te ndergjegjshëm. Zyrave te shtetit kla banaalitete sa të duash e këtu kryqezohet nje polic, një person qe ka sakrifikuar ne ruajtje te rendit e qetësise publike, pa verejtje, apo joi shtet i pjerdhur, shtet frikacak, shtet qe hesht edhe nga presionet falco.

Pragun e kësaj shtëpie e ka kaluar vetëm për të thënë të vërtetën sipas tij. Në ndonjë studio televizioni ose me ndonjë gazetar. Kafe me shokët e miqtë këtu në Koplik akoma nuk ka pirë.

Ka seder malesori, ndihet i fyer nga keta te paudhe qe vetem shpifin e kenaqen se shperndajne imoralitet tek tjetri.

Ish-polici i Gruemirës Berhan Bajrakurti, prind i katër fëmijëve rri brenda mureve që kur video-skandali, siç thotë ai, e kryqëzoi. Këmbëngul se i është cënuar privatësia dhe se as vetë nuk di si ato filmime dolën nga kjo dhomë. Ketu, nuk duhet shumë[ logjikë, duhet te jete diku minorenja e ngacmuar. Po ajo nuk është. Ateherë ata qe bene kete montazh le te beheen njehere pak njerezor e te thonë: Po, gabuam.
E themi kete se keshtu eshte, saa kohe nuk vertetohet e kunderta.
“Mua më kanë vra për së gjalli. Më kanë kryqëzu në mënyrën më të… Është një dorë shumë e zezë në Malësi të Madhe, e mirëorganizume, që ma stisi këtë gja që nuk është ndierë asnjëherë në këto zona. Është ba për të më goditur mua personalisht, për të ulur imazhin e Policisë së Shtetit”, tha Bajrakurti.

Që në momentet e para kur është njohur me video-skandalin ka kërkuar të ballafaqohet. Me ata që i ngritën akuzat për ngacmim të minorenes, me këdo që po e akuzonte ligjërisht dhe publikisht. Por kanë kaluar kaq kohë dhe askush për këtë qëllim nuk është takuar me Bajrakurtin.

“Kërkoj vetëm të ma gjejnë atë minorenen për të cilën unë akuzohem, që kam vu në makinë me gjithë të ëmën. Që i paska vënë mbrapa në makinë, që e kam ndjek. Që paska ardh te komisariati, unë e kam kap për krahu dhe nuk e kam lënë të hyjë brenda. Vetëm atë person dua që të më gjejnë tash”, tha ai.

Kalon orë e ditë të tëra këtu ulur në divan, por nuk është në gjendje akoma të tregojë nga ku i doli një video e tillë. Cilët janë ata njerëz, çfarë qëllimi kishin.

“Mua më është marrë privatësia. Se ku është bërë, a aty ku riparojmë telefonat, a ndonjë shoq i pabesë, këtë do ia lë drejtësisë”, tha Bajrakurti.

Pas skandalit, Berhan Bajrakurti u akuzua për ngacmim seksual ndaj një të miture. Aktualisht ai ndodhet në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Por jo, pislleqet nuk ecin gjatë. Nje gjykatës i ndershëm nuk pyet per presione politike, pasi drejtesia mbi gjithçka moral është. Kjo që tek e Drejta Romake e këtej kështu vazhdon.

Ish polici, o duhet përballe me viktimën om i duhet thënë:

Na fal zotëri, kthehu në detyrë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu