Ish ministri Ylli Manjani: Ç’u mbush mali plot me rrush… Të këndojë Mirela, se mbase vijnë plazhistët!

0

Ish-ministri Ylli Manjani është tallur me entuziazmin e Ministre së Turizmit, Mirela Kumbaro, për turistët e shumë që gjoja po mbushin plazhet e vendit dhe emocionet e tyre aq sa “nuk i përshkruajnë dot, të paimagjinueshme”.

Pak minuta pasi Kumbaro përshëndeti të shtunën që në mëngjes me gëzim në Fb, “mirëmëngjes me çaste nga pushimet e artistëve polakë…që shkruajnë se  ky vend na dha aq shumë emocione të ndryshme sa nuk përshkruhen dot… e keni imagjinuar kështu Shqipërinë”, Manjani ka publikuar një fotografi të plazheve pa pushues me këtë shënim ironik:

“Ç’u mbush mali plot me rrush, plot me rrush.

Asnjeri nuk lahet n’det, por në dush.

Thotë nëneja janë krushq, o janë krushq.

Janë krushq nga Greqia, të na rrojë qeveria.”

Kritika kryesore nga qeveria ka qenë mungesa e higjienës në plazhe,  ndotja e madhe e ambientit, ndotja akustike dhe sidomos, çmimet abuzive të të gjitha produkteve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu