Ish-ministri Ilir Beqaj sërish në SPAK

0

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka shkuar sot në SPAK. Siç shihet nga pamjet, Beqaj ka shkuar i vetëm në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. Mësohet se Beqaj do të firmosë para oficerit të BKH-së.

GJKKO caktoi ndaj tij masën “Detyrim Paraqitje” dhe bllokim të pasaportës.  Prokuroria e Posaçme zyrtarizoi hetimin për ish-ministrin e Shëndetësisë,  lidhur me koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, kontrata koncesionare 10-vjeçare afro 100 milionë dollarëshe, e cila u firmos në dhjetor 2015 dhe ende vijon.

Prokuroria e Posaçme bëri me dije se ish-ministri ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës në lidhje me procedurat e ndjekura për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale me vlerë 100 milion euro. Kështu, sipas hetimeve të zhvilluara deri në këtë fazë, ish-ministri akuzohet për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu