Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i del kundër qeverisë Rama. Në takimin e bërë në Shkodër në lidhje me fushatën e ‘Bashkiua që duam’, pavarësisht se minstri nuk ishte hsumë larg nga kryeminstri, nuk u pengua të thoshte se Shkodra është më shumë se bashkuia që duam. Sipas Bushatit transferimi i Drejtorisë Arsimore nga Shkodra në Lezhë duhet riparë. “Shkodra që duam është më shumë se bashkia që duam. Sepse është gjëja më e thjeshtë që të vizatojmë atë që ka bërë bashkia Shkodër sot për sot. Është shumë më e gjerë, ka nevojë për mbështetje, vëmendje nga qeveria, duhet të respektohet tradita dhe Shkodra të ecë me hapin e shokëve të saj.”-tha Bushati.
Bushati la të kuptohet se transferimi i Drejtorisë Arsimore nga Shkodra në Lezhë duhet riparë. Bushati tha:
“Është përgjegjësia tonë që traditën t’a kemi më mirë në konsideratë. E di se shumë nga ju më kanë shkruar në lidhje me transferimin e DAR nga Shkodra në Lezhë. Jemi mikpritës për qytetarët, e dimë që jemi ai qytet që nga 1600 këtu janë krijuar shkolla. Ishte Luigj Gurakuqi, ministri i parë. Janë këto lloj shqetësimesh që e shohim Shkodrën si “kryeqendër” e veriut.”
Ish-ministri, Bushati nuk la pa përmendur as kritikat për qeverinë dhe klasën politike, duke thënë se Shkodra sot është e rrënuar.
“Është i vetmi qytet me status, i ngjashëm me Sienën, Firencen, Budvën dhe Dubrovnikun. Shkodra ishte një qytet i lulëzuar, ku gruaja ishte e vlerësuar. Shkodra kishte dimensionin e një qyteti venedikas. Ku është Shkodra sot? Shumë larg dimensionit të saj. Ku është Shkodra sot? At Zef Pllumi e ka përshkruar më mirë se kushdo, rrënimi i sotëm është shumë i ngjashëm me rrënimin e asaj kohe. Ky është momenti final për të hapur një dritare të re për Shkodrën që duam, që do të thotë “Shkodra, një qytet i Europës Adriatike”, me rrugë, me ndërlidhje me Ulqinin, me një ndërlidhje me Shëngjinin. Duhet të ecim me ritme të shpejta. Të rivitalizojmë Alpet. Duhet të punojmë me ritme, të lidhemi me Dukagjinin, t’i japim potencial të madh zhvillimit ekonomik në këtë rajon. Shkodra që duam është shumë larg, nuk diskutohet që përgjegjësinë ekskluzive e ka PD. Por edhe ne kemi përgjegjësitë tona. S’jemi të kënaqur me atë që kemi bërë, me Rilindjen Urbane. Kemi stadium, por s’ka ndikuar në ekonomi. Kemi investuar rreth e përqark, por unë e kuptoj që në çdo lagje, ndjej të njëjtën kërkesë, nevojë dramatike për më shumë investime. Dikur thonim t’a bëjmë Shkodrën si Korçën. –theksoi ai.
Kundërshtimi i Bushtit erdhi pak ditë pasi ai i doli hapur kundër në parlament kryeministrit Rama, në lidhje me integrimin e Shqipërisë në BE.