Ish Ligjvënësi i njohur injoron Yuri Kim, i nisë listën e hajdutëvë që rrëzoi Vetting-u, por u japin mësim, magjistratëve!

0

Muslim Murrizi ka reaguar për deklaratën që bëri pak ditë më pare ambasadorja amerikane e SHBA-ve, Yuri Kim, e cila shprehu shqetësimin se politika po ndërhyn në zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut.

Përmes një statusi në Facebook, Murrizi ngre pyetjen se përse po shqetësohet ambasadorja, kur të gjithë figurat që janë në garë kanë kaluar në vettingun e monitoruar nga vetë Yuri Kim.

Gjithashtu ai u shpreh se përse nuk i cilëson konkretisht ata që po ndërhyjnë, pasi sipas tij të vetmit që mund të ndërhyjnë politikisht është mazhoranca.

Statusi i plotë

E Nderuara Zj Kim

U habita shumë nga postimi Juaj i djeshëm për “ rrezikun” e ndërhyrjes se politikës në garën për zgjedhjen e kreut te ri të spakut që do të zëvendësoj një ish hetues të komunizmit, një ish kandidat për deputet të rinisë komuniste të 31 marsit 1991 dhe një hipokrit ,mashtrues, servil dhe pa kurajo që për 3 vjet nuk guxoi të marrë nën akuzë asnjë nga hajdutët në të mëdhenj të politikës Shqiptare 32 vjeçare

Së pari Zj Kim që të tre kanidatët janë prokurorë të SPAKUT dhe që të tre kanë kaluar vetingun e ” monitoruar” nga Ju.

Që të tre prokurorët në garë për të zëvendësuar mashtruesin që mohoi vjedhjen e vilës së tij janë miratuar si kanidat nga KLP dhe plotesojnë kriteret formale ligjore

Parimisht kushdo që do zgjidhet nga të tre këta prokurorë është i verifikuar, i çertifikuar dhe i kualifikuar sipas ligjeve të drejtesisë së “ re”

Atëherë çfarë ” meraku” keni Ju Zj Kim se kush do të jetë në krye të SPAKUT kur që të tre janë pothuajse njëlloj të barabartë nga ana formale ligjore????

Që të tre prokurorët janë minimalisht 5 herë më paster, më të kualifikuar më të pa perlyer , më të pa angazhuar dhe të perdorur nga politika, më të pa indoktrinuar nga komunizmi dhe me një cv shum lart krahasuar me vemjen që ka drejtuar këtë strukturë prej 3 vitesh

Ateherë çfarë ju shqetësoi që bëtë një deklaratë evazive pa koke dhe kujt ju drejtuat????

E vetmja që mund të ndikoj politikisht nga forca e pushtetit është vetëm qeveria dhe mazhoranca

Çfarë ju “ frenoi” të ishit më e prerë dhe më e drejtpërdrejtë??

Pse nuk thatë që po ndërhyte në garën për kreun e SPAKUT do hani bare ose do ju shpallim non grata??

Ahhh sikur ta kishit patur këtë lloj “ vigjilence” edhe për 27 vetinguesit që në shumicë dërrmuese janë fundërrina, sa mirë do kishin qënë punët në drejtësinë e “ re”!!!!

Po sikur të kishit qenë korrektë me atë që shkruhet në aneks Kushtetute Zj Kim që hartuesit e ligjit të reformës në drejtësi nuk do konkuronin vete për asnje post në organet e drejtësisë sa mirë do ishte sepse nuk do kishim plehra të rregjimit komunist në Gjykatën Kushtetuese në Gjykatën e Lartë në KED, e kudo në institucionet e drejtësisë!!

Po të kishit patur këtë “ perkushtim” Zj Kim nuk do kishim në KLP në KLGJ e kudo ish hetues, ish prokurorë e ish sigurimsa e spiunë sigurimi

E Nderuar Zj Kim!

Para se të ikësh nga Shqipëria mirë bën që ti hedhësh një sy listës së “ profesoreve” të shkollës se magjistraturës ku shkollohen, formohen dhe edukohen gjyqtarët dhe prokurorët e ardheshëm të drejtësisë se “ re” e do shohesh plot çudira

Do shohësh që rreth gjysma e atyre që edukojnë këta magjistrat janë ish prokurorë dhe ish gjyqtarë të shkarkuar nga vetingu si hajdutë ose si të inkriminuar

Do shohësh që studentet “ fitues” që janë magjistrat janë fëmijët e ish gjyqtarëve dhe ish prokurorëve të shkarkuar nga vetingu, janë ish sekretare apo ish punonjës të administratës dhe shërbetorë të ministrave apo ish ministrave, janë asistente të zyrave të avokatisë të pothuajse gjithë “ profesorëve” të magjistraturës

E nderuar Zj Kim!

Nëse “ uji” është i qelbur në “ burim” atëherë Ju dhe pasardhësi Juaj lodhet kot që të mbaj të pastër apo të pastrojë “ depozitën”, sepse ” rubineti” ujë të piste do nxjeri përsëri

Për të të lehtësuar “ punën” Zj Kim po të jap një listë me ish gjyqtarë dhe ish prokurorë të shkarkuar si hajdut apo si të inkriminuar që “ edukojne” si mender “ petagog” magjistratët në shkollën e magjistraturës që do jenë prokurorët dhe gjyqtarët e ardheshëm të drejtesisë se “ re” nesër

E di që vete nuk i lexon e nuk ke kohë të shikosh postimet e askujt në fb se je shumë e ngarkuar ,por thuaj ndonjërit nga Ambasada që ti hedhi një sy e ti verifikoj, pastaj shkruaj statuse sa të duash në fb apo në tëitter për të “ trembur” politikën apo qeverinë që të rrinë “ larg” drejtesisë se “ re” se ata po “ dridhen” nga frika e po plasin së qeshuri nga milionat e miliardat që kanë vjedhur dhe do ti shikosh sa të gëzuar do të jenë në darkën apo koktejin e lamtumirës Tënde nga Shqipëria

Ne magjistraturë japin “ mësim” këta isha të shkarkuar nga vetting.

1- Amarildo Laçi ish prokuror

2-Bilbil Mete ish prokuror

3- Elina Kondi ish prokurore

4- Lindita Sinanaj ish gjyqtare

5- Manjola Bejleri ish gjyqtare

6- Marjana Dedi ( shegani) ish gjyqtare

7- Spiro Spiro ish gjyqtare

8- Valbona Pajo ( bala) ish gjyqtare

9- Perikli Zaharija ish gjyqtare

10- Alma Hiçka ish gjyqtare

11-Henrik Ligori ish prokurore

E çfarë mund ti mësojne këta isha të shkarkuar nga vettingu gjyqtareve dhe prokurorëve të ardheshem e Nderuar Zj Kim????

Apo teknikat dhe stilet e hajdutllikut!!!!!!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu