Ish-kreut të “Kushtetueses Bashkim Dedja, i sekuestrohet pasuria

0

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e SPAK për të kaluar për rigjykim dosjen ndaj ish-kreut të Gjykatës Kushtetueses Bashkim Dedja, për sekuestron e pasurisë.

Bëhet me dije se gjyqtari Erjon Bani, ka rikthyer edhe njëherë çështjen në SPAK për plotësim të hetimeve mbi këtë çështje.

Bashkim Dedja, akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, kryer në formën e deklarimit të rreme dhe të fshehjes, të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal./Opinion.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu