Ish e dashura e McGonigal nxjerr zbuluar Edi Ramën: FBI më solli foton e kryeministrit të Shqipërisë

0

Business Insider i ka kushtuar një artikull jetës së ish-zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal i cili akuzohet se ka marrë para nga një ish-agjent i inteligjencës shqiptare dhe nuk i ka deklaruar.

Po ashtu mbi të rëndojnë edhe akuzat e fshehjes së takimit me kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe lidhjet me një oligark rus, të cilin SHBA e ka sanksionuar.

Edhe pse i martuar, McGonigal bënte një jetë tjetër me të dashurën e tij, Allison Guerriero e cila nuk ishte në dijeni për statusin e McGonigal.

Insider ka kontaktuar me Allison Guerriero e cila ka treguar gjerësisht historinë e saj me McGonigal gjatë marrëdhënies së tyre gati njëvjeçare, ku ndër të tjera ajo përmend edhe paratë që ish-agjenti i FBI-së dyshohet se i ka marrë nga Shqipëria.

Guerriero ka treguar për Insider pas ndarjes nga McGonigal ka kontaktuar me kreun e FBI për zyrën e New York City, ku i ka kërkuar atij që të shikonte raportet tepër të afërta me kryeministrin e Shqipërisë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu