Ish deputeti Gent Strazimiri: Qeveria bie, pasi mazhoranca ka 13 deputetë kriminelë

0

Ish-deputeti i PD, Gent Strazimiri tha në emisionin ‘Çim Peka Live’ se mazhoranca nuk i ka deputetët as në raundin e pestë për të zgjedhur presidentin e ri.

Sipas deputetit Gent Strazimiri mazhoranca përbëhet prej dy partive, socialiste dhe social-demokrate e cila ka 77 deputetë ndërsa 13 prej tyre janë të dalë nga influencat kriminale, dhe për shkak ka vetëm 64 vota të pamjaftueshme për zgjedhjen e Presidentit.

“Mazoranca përbëhet prej dy partive, socialiste dhe social-demokrate ka 77 deputetë, 13 prej të cilëve zyrtarisht të dalë prej influencave kriminale.

Me aritmetikë të thjeshtë, ka vetëm 64, një numër i pamjaftueshëm jo vetëm për të zgjedhur presidentin, por as për të mbajtur qeverinë.

Delegjitimimi i parlamentit, ka një zgjidhje, opozita shqiptare duhet të veprojë si përfaqësuese e popullit opozitar si i vetmi element legjitim në atë parlament. Duke i vënë pikën mbi i faktit se mazhoranca nuk i ka votat për të zgjedhur Presidentin.”-tha Strazimiri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu