Irfan Hysenbelliu në Shqipëri “mafioz” që po i shëmben miliona dollarë, por ka Amerikën ku fsheh paratë e vjedhura

0

Paraditen e sotme, IKMT, ka hedhur në erë hotelin “Prestige”, në pronësi të Irfan Hysenbelliut me argumentin se është pa leje.

Fill pas shpërthimit, Hysenbelliu ka reaguar në televizionin e tij News24, ku u shpreh se ngjarja e sotme është një goditje ndaj tij dhe biznesit në vend. Hysenbelliu pranoi se ka patur marrëdhënie të afërta me qeverinë. Ai deklaroi se nuk është dekurajuar dhe se do të vijojë të punojë në Shqipëri.

Hysenbelliu deklaroi se ka hapur një degë të News24 në Amerikë. Ai gjithashtu u bëri thirrje publike fëmijëve të tij, që të largohen nga vendi.

“Unë jam i qartë për gjithcka ka ndodhur. E njoh shumë mirë trurin e Ramës. Kemi qëndruar shpesh sëbashku. U prononcova tani. Bëri zgjedhje ekstreme. Nuk është vetëm hakmarrje mediatike por edhe personale.

Fëmijët e mi u shkolluan në Londër dhe i ktheva këtu për të treguar një shembull. Nuk kam folur për investitorët, që kam respket, por i di ndërtimet që kanë bërë nën hundën e Ramës dhe ne nuk i kemi transmetuar.

Këtë veprim që bëri sot, nuk më demoralizon. Kam provuar edhe 97’ që humba gjithcka dhe thashë do të ringrihem.

Unë do të vazhdoj këtu dhe do të punoj këtu. Fëmijët e mi duan të investojnë këtu bashkë me mua. Por, fëmijëve u them të ikin nga ky vend të investojnë në Amerikë ose Londër.

Nuk ka ndodhur as në kohën e Enver Hoxhës, që të conin letra…

Në SHBA kam hapur degën e News24. Ai është zë i madh i botës. Atje do të jem me njerëz që nesër kërkojnë drejtësi. Me njerëz që luftojnë korrupsionin”, deklaroi Hysenbelliu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu