Iranianët “shpartalluan” sistemin/ AKSHI tjetër tender 3.3 mld lekë

0

Shkruan Elton Qyno

Ndërhyrja e hakërsave iranianë në rrjetin kibernetik Shqiptar, ku qarkullojnë “E-Mailet” dhe dokumentet e zyrtarëve të lartë, solli cënimin e drejtëpërdrejtë të sigurisë kombëtare. Kjo situatë vuri në dukje dobësinë e sistemit tonë kibernetik.

Pas daljes së listës së targave dhe pagave mujore të çdo shqiptari, situtata u përshkallëzua. Duke nxjerë dokumente institucionale dhe njëherësh mbylljen e rrjeteve onlinë të shërbimeve publike. Pak javë më parë, bashkë me portalin qeveritar “E-Albania”, pushoi së funksionuari edhe sistemi i monitorimit kufitar “Tims”.

Pas këtij precedenti të rëndë, ku të gjitha të dhënat personale dhe shtetërore dolën në publik, Agjensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). E cila kontrollon sistetimin kibernetik shqiptar, ka nisur me projektin e modernizimit të aparaturave kompjuterike.

“…aktualisht, infrastruktura që është objekt i përmirësimit në këtë projekt, shfaq disa problematika, të cilat duhet të adresohen sa më parë…”-thuhet në dokumentin e AKSHI-t.

Mëson se një shifër prej 3 miliard e 330 milion lekë të vjetra ose 2.8 milion euro, është planifikuar të shpenzohet nga AKSHI, me shpresën e modernizimit të sistemit kibernetik Shqiptar, që tashmë është infektuar nga hakërsat Iranianë.

Grupi Iranian “Homeland Justice” ka “shpartalluar” sistemet kibernetike të qeverisë. Ndërsa sipas AKSHI-t objektivi i investimit mbi 3 miliard lekë, është rritja e sigurisë në segmente të ndryshme të infrastrukturës dhe rrjetit qeveritar.

Duke realizuar zëvendësimin e pajisjeve ekzistuese me pajisje të reja, në përputhje me specifikimet teknike të kërkuara. Si edhe duke implementuar disa komponentë shtesë në fushën e sigurisë. Siç janë zgjidhje “Multi-Factor”, për përdoruesit me privilegje të larta apo specifike.

Procedura tenderuese është hapur ditën e sotme në 15 nëntor dhe kompanitë garuese për fitimin e këtij shërbimi, kanë afat deri në 15 dhjetor 2022.

Pas mbarimit të afatit 1 mujor dhe mbylljes së procedurës të shpalljes së fituesit, pritet që në fillim të vitit 2023, AKSHI të fillojë zëvendësimin e sistemit të vjetër me sistemin e ri kibernetik.

Qëllimi i kësaj kontrate është të sigurojë pajisje të reja, moderne dhe me vijueshmëri, në ciklin e jetës. Duke zëvendësuar pajsjet që janë aktualisht në statusin “End of Life”.

Në këtë mënyrë, thotë AKSHI, do rritet niveli i sigurisë që ofrohet nëpërmjet kodeve të azhornuara. si dhe rritet performaca dhe kapaciteti mbrojtes në perimetrat e sigurisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu