Irani lejon vajzat të marrin pjesë në stadiume pas 44 vitesh

0

Këshilli i Lartë i Iranit për Sigurinë Shtetërore ka lejuar gratë e këtij vendi të hyjnë në stadiume për të parë ndeshje futbolli, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve “ISNA”.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Iranit, Mehdi Taj, deklaroi se stadiumet “Gol Gohar” në Sirjan, “Naghsh-e Jahan” dhe “Foolad Sahr” në Isfahan dhe “Gadir” në Ahvaz do të hapen për gratë, ndërsa stadiumi “Azadi” në Teheran do të duhet të përgatitet.

“Gratë do të mund të vizitojnë stadiumet. Këshilli i Lartë i Iranit për Sigurinë e Shtetit mori një vendim të tillë. Është caktuar një grup pune për zbatimin e projektit, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Sporteve dhe Politikës Rinore, Asambleja Kombëtare e Irani dhe dy institucione të Ministrisë së Informacionit janë duke zhvilluar një plan për zbatimin e reformave”, ka thënë Taj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu