
“Shtëpia e Lirisë” dhe kuvendi i salikratëve, mbeti lavjerrësi i fundit i Berishës! Ashtu siç ka bërë në vite me PD-në, tani, për nevojat përsonale të tij dhe të familjes së tij, po përdor këtë pjesë të PD-së.
Lavjerrësi ka marrë drejtimin majtas nga LSI dhe me tendencë për të rënë e për t’u zhytur poshtë!
Pikërisht, kjo vërteton dukshëm se Berisha është konsekuent i parimeve të tij anti-perendimore .
Në fillimet e lëvizjeve demokratike, ai nga Sekretar Partie komuniste, me një nuhatje apo me mision të caktuar kaloi në PD duke ju bashkuar lëvizjes për demokraci.
Historia tashmë dihet.
Me dritë – hijet e tij, shqiptarët e kanë të qartë kush është ai.
Sidomos, pas vëndimit të DASH -it për shpalljen non grata të Berishës dhe familjes së tij për korrupsion dhe minim të sistemit të drejtësisë, dhe sidomos kur Berisha u përjashtua përkohësisht nga grupi parlamentar i PD-së, qelizat komuniste të tij u aktivizuan, u acaruan dhe filluan helmimin në shtesën e anëtarësisë së PD-së, që besojnë ënde në kufomë politike të gjallë!
Krahas një numri jo të vogël intelektualë, drejtues të degëve të PD-së në rrethe, mendoj se pavarësisht në çfarë gjëndje dhe çfar uniteti ka në realitet, grupi i deputeteve është më solid në PD.
Ky grupim ka vetëdijen tashmë, se me Berishën nuk ka të ardhme. Ato kanë parë e kuptuar veçanërisht talljet e Berishës me proçesin e rithemelimit, ku ai ka zgjedhur rrugën e dhunës, të konflikteve dhe të përçarjes.
Beteja e tij për dinjitet u sfumua menjëherë. Me 30 prill gjithçka doli në drite. Foltorët mblodhën vetëm vullnetarët e Saliut, si dikur ato të Enverit.
Tashmë jemi në këtë realitet të përçarë brënda partisë demokratike. Zgjidhja mbetet vetëm braktisja e Sali Berishës nga demokratët. Kështu PD-ja mund të rikthehet përsëri alternative për pushtetin.
Bashkimi kërkon sakrifica, kërkon vullnet nga palët.
Me sa duket , Berisha do t’i shkojë deri në fund të vetës. Dhe pikërisht për këtë, bashkimi i PD-së është shumë larg.
Asnjëherë, asnjë demokrat nuk e ka menduar apo besuar se interesi përsonal i Berishës do të triumfonte aq lehtë mbi interesin e të gjithë demokratëve.
Kjo është arësya kryesore përse po humbet kaq kohë proçesi i bashkimit të PD-së. Guri në qafë që mban Berisha, ose do e mbysë ose do e shpëtojë nqs do të mund t’a heqë.
Berisha ka një grumbull të madh me 1000 halle mbi shpinë, plus moshën. Aktet e Berishës e përgënjeshtruan retorikën e tij. Vetëm mashtrime bëri për 8 muaj, asnjë premtim nuk mbajti.
Proçesi i rithemelimit të premtuar prej tij, doli shumë shpejt banal, shumë vulgar. Berisha e tregoi vetën tribal, me familjarë të zgjedhur në kuvend, miqt e tij kalorës të konsumuar politikisht që i mbledh lehtësisht dhe i duhen pas vetës. Këto, nuk janë gjë tjetër veçse një sekt përversësh, që duan t’a gjunjëzojnë edhe 30 vite të tjera këtë popull.
Këto duhen ndalur duke mos heshtur, duke dëgjuar zërin e intelektualëve dhe duke i aktivizuar ato. Ndryshe, indiferentizmi e kryqëzon këtë popull.