Inceneratorët e Edi Ramës/ Gjyste Sermi e vdekur prej 5 vitesh firmos si pronare me 5.5 milion euro

0

Thellohet më tej skandali i inceneratorëve. Kompanitë e përfshira në skemën e evazionit fiskal, kanë përdorur firmën e Gjyste Serrmit, e cila ka ndërruar jetë 5 vite më parë.

Syri Tv ka publikuar 5 episode kur është përdorur firma e Gjyste Serrmit pas vdekjes, për të plotësuar pranë Drejtorisë së Tatimeve dokumentacionin e evazionit të kompanisë Elvis 03 që deri në atë kohë kishte qarkulluar të paktën 5. 5 milionë euro, e në të pesta këto dokumente edhe me sy të lirë dallohet që firma është e ndryshme në çdo rast.

Pasi kishte kryer shit-blerje në vlerën 5. 5 milionë euro, Dashamir Ymeri, pronar i disa kompanive që kishin bashkëpunuar me 3 inceneratorët e Klodian Zotos dhe ortaku i tij Ilirjan Xhixha në janar të vitit 2017 i shesin kompaninë Gjyste Serrmit, e cila fakeqësisht ishte në prag të vdekjes. Por teksa kishin larë duart me kompaninë, Dashamir Ymeri kishte lënë pa plotësuar dokumentet e shitjeve të vitit 2015, që shkonin në rreth 3 milionë euro.

Këtu nis edhe falsifikimi i firmës së të ndjerës. Më 7 korrik, teksa Gjyste Serrmi ishte në gjendje të rëndë, ndodh falsifikimi i parë, ku Vjollca Ymeri paraqitet pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit me një dokument të firmosur nga Serrmi dhe kërkon që kompania të bëhet aktive.

10 ditë pas vdekjes së Gjyste Serrmi është episodi i dytë. Më 27 korrik pranë tatimeve dhe Qendrës Kombëtare të Biznesit shkon Dashamir Ymeri, e me një tjetër autorizim të firmosur nga e ndjera, kërkon ndryshimin e emrit të kompanisë nga Elvisi 03 në Elvis 03 SHPK. Dhe vetëm një ditë më pas dorëzon pasqyrat financiare të prapambetura të vitit 2015, kohë kur kishte kryer transaksioni në afro 3 milionë euro. E për vonesën kompania e drejtuar tashmë nga Gjyte Serrmi gjobitet me 15 mijë lekë.

Pasi dosja ishte kopsitur kryhet edhe veprimi i pestë duke përdorur identietin e Gjyste Serrmit, 6 muaji pas vdekjes. Në shtator të vitit 2017, Merita Hajdari, një tjetër viktimë e kësaj skeme, paraqet një tjetër dokument të falsifikuar me firmën e Sermit dhe kërkon që kompania të pezullohet, dhe QKB e pranon si të mirqenë.

Skandali thellohet edhe më tej, pasi jo vetëm Ministria e Financave, Drejtoria e Tatimeve dhe Qendra Kombëtare e Biznesit që ligjëruan transaksionet 5. 5 milionë euro për llogari të kompanisë së një personi që kishte vdekur, por kundër të ndjerës janë dhënë edhe dy vendime gjykate.

Më 24 Maj, rreth dy vite pas vdekjes Gjykata Administrative e Tiranës nxjerr një Urdhër Ekzekutimi në dëm të Gjyste Serrmit, për të mos e lejuar atë që të ndryshonte kapitalet, e kjo për shkak të një gjobe të pashlyer të kompanisë, në kohën që zotërohej nga Dashamir Ymeri. E pak kohë më pas një tjetër vendim e jep edhe Gjykata e Lezhës. E dy kompani përmbarimore kryejn zbatimin e vendimit, ndaj Gjyste Serrmit, por pa konstatuar se ajo nuk ishte në krye të Elvis 03 por në varrezat e Shkodrës.

Veprime në këtë kompani ka pasur edhe më pas, por pas plasjes së skandalit Qendra Kombëtare e Biznesit, ka feshur dokumentet e nuk lejohet aksesi në to, siç në dokumentet e tjera të kësaj kompanie.

Që prej publikimit të skandalit të inceneratorëve janë publikuar dëshmi dhe dokumente se si u abuzua duke përdorur emrat e pensionsitëve, një çobani në Greqi e tani edhe të një personi të vdekur. Por duket se në vitin 2017 duket se nuk ka ndërruar jetë vetëm Gjyste Serrmi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu