Ilir Metaj prëmton se Partia e Lirisë do t’i japë fund regjimit të Edi Ramës

0

“Sot, qytetarët presin heqjen e prangave dhe shembjen e burgut ku po jetojnë, dhe ne do ta shembim. Referendumi është mjeti ynë magjik, për të mos fjetur më ky popull!”

Kështu u shpreh Ilir Meta në Konventën e Parë të Partisë së Lirisë, ku u zotua se ka ardhur momenti i duhur dhe Partia e Lirisë bashkë me opozitën e bashkuar, do t’i japin fund regjimit që u ka rrëmbyer lirinë shqiptarëve.

“Partia e Lirisë është alternativa e shpresë për të zgjuar guximin e çdo shqiptari. T’u japë mundësitë e mohuara për të jetuar me dinjitet. Misioni ynë është që Shqipëria t’u përkasë të rinjve. Ne do të bëjmë çdo sakrificë për të ndaluar shpopullimin, që po largon të rinjtë dhe profesionistët.

Vetëm për shkak të Rilindjes, vendi me moshën më të re të popullsisë para një dekade, është vendi më dramatik për shpopullimin.

Sot, qytetarët presin heqjen e prangave dhe shembjen e burgut ku po jetojnë, dhe ne do ta shembim. Referendumi është mjeti ynë magjik, për të mos fjetur më ky popull.

Koha nuk pret më, koha është tani, që Partia e Lirisë dhe opozita e bashkuar t’i japin fund regjimit që u ka rrëmbyer lirinë shqiptarëve. Partia e Lirisë angazhohet për të rivendosur sundimin e ligjit. Koha është tani për një marrëveshje patriotike për të ndalur shpopullimin”, u shpreh Meta.

Po ashtu, Meta u ndal dhe te protesta e pedagogëve dhe solli në kujtesë kur vetë ka qenë ministër në vitin 2000. Ai tha se kur pedagogët ishin ngritur në protestë atë kohë, për rritjen e pagave, qeveria socialiste kishte vendosur t’i rriste me 58%.

“Pedagogët tanë, janë prej javësh në një grevë legjitime. Ata kërkojnë, veç shumë kërkesave të tjera, që edhe pagat e tyre të jenë pas dy vjetësh sa janë pagat e kolegëve në Kosovë. Unë isha ministër, 30 vjeç në vitin 2000, kur u ngritën në grevë pedagogët dhe u rritën rrogat.

Por rilindja ka një urrejtje të jashtëzakonshme për intelektualët e pavarur dhe kritikë. Rilindja ka një urrejtje të jashtëzakonshme për gjuhën shqipe, që është themel i kombit. Por Shqipëria u ëprket të rinjve ndaj ne nuk do të ndalemi së mbështeturi fuqimisht arsimin”, vijoi kreu i Partisë së Lirisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu