Ilir Meta nxjerr kunjin me shqiptarët, Ujku nuk e han ujkun, ‘Jam Luani i Venecias e s’më shkarkon Venecia’!

0

Shkruan Sokol Pepushaj

Presidenti Ilir Meta tashmë është shëndërruar në një personazh sa qesharak e humoristik, edhe në një dinozaur të politikës që edhe nëse shkelë kushtetutën sipas shumicës qeveritare, nuk e nxen fare qypin. Ka disa kohë që duket jashtë radarëve të logjikës njerëzore, ka disa kohë që vetëm kthen mbrapsht çdo nismë ligjore të parëlamentit, ka kohë që bën sikur nisë mesazhe të koduara me qën, me mica, me zvarranilë e deri me figura të njohuira të historisë sonë.

Sot, pasi në rrjetet sociale miliona shqiptarë kërkojnë shkarkimin e tij, sidomos pas raportit të Komisionit të Venecias që shprehet se Meta ka tejkaluar kompetencat, ky monstër i moskokëçarjes, shkoi në malet e Krujës, për të thënë se është Skënderbë…

Të ngjan si një çmëndurak që i shet mënd një populli fukara, i cili fatkeqësisht e akuzon për pasuri përrallore me vila në Gji të Lalzit, me gurore, me një thesar shteti të grabitur në kohën që ishte kryeministër dhe kurrë të hetuar, me shumë konsum të fëmijëve në Londër, ku askush në botë nuk e ka rrogën aq sa shpenxojnë ata. Pra, Ptresidenti ynë, lexueshëm qartë i urryer nga populli i vet dhe i akuzuar nga gjithkush si person me probleme të theksuara antiligjore, sot shkoi në Sarisalltiuk, një fshat në Krujë, për të festuar festën e bektashinjve.

Atje, majë malesh, mes besimtarëve bektashinj, lëshon deklarata politike apo kërcënuese, nje dreq e di. Ai, hajduti i madh per shqiptaret sa kohë nuk deklaron të ardhurat që justifikojnë pasuritë e shumta, nga vëndi i shenjtë, ngërdheshet me ironi dhe “rrëzon” raportin e Venecias ku thuhet se ai shkeli Kushtetutën duke anuluar zgjedhjet.

Venecia ja futë kot fare sipas Metës, pasi ai tha shprehimisht tha se se !ka Zero shkelje të Kushtetutës nga ana e tij”

Dikush e pyet a ndjen frikë nga Komisioni i Venecias, Meta me ironi deklaron: ‘Si mund t’i trembet Venecias, Luani i Artë i Venecias të paktën për këtë vit! Të jeni të sigurt se Luani i Artë i Venecias për këtë vit do të jetë siç e ka mbajtur premtimin deri më 24 korrik’.

Ai, Meta pra, injoron edhe datën 11 tetor, datë kur do të bëhet publikimi zyrtar i raportit, duke nxjerrë kunjin edhe në këtë rast: Askush të mos lodhet dhe të mos merret me datën 11. Nuk ekziston data 11. Data 11 ekziston për ata që duan të zgjasin krizën, ta thellojnë atë dhe që duan të mbulojnë shumë probleme të tjera.

E megjithë këto, Presidenti Meta, vazhdon të jertë personazhi më i zhurmshëm, me i kontestuar, më i pabesuar, por edhe më interesanti që nuk ka fare problem se tallet haptas me këdo, duke postuar hieroglife me qën, insekte, kafshë, fruta, zarzavate e deri duke përmëndur vetëvrasje, sikur i plasi ndokujt se është çmënduar ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu