Ilir Meta në burg, po pse heshtin ambasadorët?!

0
Nëse hajduti Ilir Meta ka vjedhur pasuritë e shqiptarëve; ambasadorët, me veprimet e mosveprimet e tyre kanë “vrarë” besimin e shqiptarëve tek drejtësia që e presin në “stacion” prej 32 vitesh dhe as ka ardhur, as duket në horizont.

Shkruan Sokol Pepushaj

Ilir Metës e gjithë të tjerëve si ai, hajdutëve, u është çelur dera e burgut. Presidenti i Republikës është rritur në karrierë e pasuri mes diplomatëve që e kapnin si buçko nga faqet, pa e kuptuar asnjëri se ishte Stalinist i “bunkerit” të Saliut dhe “hamës i babëzitur” i “tepsisë” së Edi Ramës.

Tani që Metës dhe tre klaneve të tjerë mafiozë po u rrëshqet “dheu” nën këmbë e do ta kalojnë gjithë jetën pas hekurave, tani që pritet të flasin ambasadorët, ka pllakosur një heshtje varri.

Ky heshtje, sikur nervozon pak publikun, apo jo?

Diplomatët përendimorë, ata që rritën “buçkot” e krimit, Metën, Berishën, Ramën, Nanon, etj., çuditërisht në kohën që po u shkërmoqen veprat, po u rrëzohen përtokë “perënditë”, burrat e shtetit po u bëhen non-grata, ngjajnë se janë ose qorra, shurdhë, idiotë, ose pjesë e mafies. Ose kanë mbyllur sy e veshë, ose e kanë shitur shtrenjtë heshtjen tek mafia.

Kjo përgjumje e diplomacisë për ngjarjet madhore, ka zgjuar dyshimet, se ç’janë këta që vetëm çelin “dyer” ku njerëzia humb besim dhe pasuri.

Më qartë. Zyrtarët vjedhin fondet publike e diplomatët “shkruajnë” përralla me krimba, peshq, hartime për bukuritë e natyrës e marrëdhëniet vëllazërorë e ikin këta e vijnë të tjerë.

Secili, në 32 vitet e fundit, nga dita e parë e deri sa është larguar, vetëm ka humbur respekt e besueshmëri dhe asnjë herë të vetme nuk ka dalë në krah të interesave të shqiptarëve.

Ja ç’presin shqiptarët sot.

Arrestimin e “Peshqve” të Mëdhenj, më qartë të drejtuesve të 4 Klaneve Mafioze. Ja, fillo në Vermosh e përfundo në Konispol, këdo të pyesësh i njohin me emer e mbiemër këtë katërshe sheikësh, që përditë janë ose pjesë e takimeve, ose e stakimeve me perëndimorët.

Ose miqësi me helmeta ose armiqësi me bashkëjetesë.

Edhe kjo temë do marrë vëmendje, por sot, le të ndalojmë tek këta mafiozë që gjakun e fëmijëve shqiptarë e kanë bërë vila, llogari bankare, fotografi e dreka-darka me ambasadorë, shëtitje me avionë e horrllëqe me dashnore e dashnorë, sa në Amerikë, Evropë, Dubai a kudo e ndjejnë veten edhe si në shtëpi të vet edhe si në kuletë të huaj.

Ditët e fundit, nisi hetimi për njërin nga kapot e 4 Klaneve, Ilir Metën. Është lajm i mire dhe brenda pritshmërive të shqiptarëve, por edhe non-sens. Mirë se heshtin Edi Rama me hajdutë, se bashkë janë, po pse nuk flet asnjë ambasador i perëndimit?

Nëse luajnë me hile ata, ku është faji i shqiptarëve?

Në estetikën tonë, ngjajnë me papagajtë tanë. O ngrihen të tërë në bisht e cicërojnë për suksese që shqiptarët nuk i shohin, ose e mbyllin sqepin e bëhen strucë. Bjeru sa të duash “shqelma” në prapanicë, nuk është e tyre.

Ruajnë kokat dhe çantat, se ato u duhen.

Nuk flasin ambasadorët as kur kryeministri falsifikon dokumentet e sarajit përrallor ku jeton sot, as kur djali i ministrit të Brendshëm ndalohet në Itali për kontrabandë ndërkombëtare ilaçesh, as kur çdo zyrtar dhe ish -zyrtar i shtetit në 32 vite akuzohen si hajdutë dhe pasuritë u shihen me sy të lirë, në çdo cep të hartës së republikës.

Diplomatët e çelin gojën kur duan vetë jo kur presin shqiptarët.

Le të ngrihen qiellgërvishtësit e Erion Veliajt mes fukarallëkut, le të pastrojë para Ndrangheta këtu në Tiranë, le të jenë gjithë zyrtarët milionerë, le të shtojë në llogari bankare nëntë vitet e fundit sa 90 vjet Presidentët e SHBA-ve njëfarë Armina Mevlani, vetëm se bashkëjeton me djalin e Sali Berishës, Shkëlzenin, le të ketë qenë anëtare e bordit të Abi Bank Linda Rama dhe sot aksionere, asnjë diplomat nuk e çel gojën.

Kështu bëjnë të tërë në fakt. As ambasadori Italian nuk flet për djalin e ministrit të Brendshëm të ndaluar si bandit në Itali, por bën edhe fotografi me të atin ministër milioner. As kur theu rrotën avioni me drogë në Skropotushë para një viti dhe nuk dihej as ku është prodhuar, nuk foli fare ambasadori i BE-së. Thjesht, heshtje varri në ca ditë dhe qeveria e Edi Ramës që ngjan bandite, zhduku gjurmët e krimit, mbrojti kartelin e drogës, mori avionin me polici që paguhet nga taksat e popullit e nuk dihet as sot, pse u mbyll kjo çështje e krimit të organizuar ndërkombëtar.

Ka shtirje sikur nuk dihet çdo gjë që dihet qartësisht. Me heshtjen kur duhet të flitet dhe me llafet e bukura pa vlerë, kur duhet heshtur, mund të vizatohet edhe një “skelet” tjetër. Një shëmtirë që tremb. Se po, është e tmerrshme edhe të thuash se secili prej drejtuesve të 4 Klaneve Mafioze është më i parrezikshëm se secili prej ambasadorëve perëndimorë, pjesë e këtij brumi.

Nëse hajduti Ilir Meta ka vjedhur pasuritë e shqiptarëve, ambasadorët, me veprimet e mosveprimet kanë “vrarë” besimin e shqiptarëve tek drejtësia që e presin në “stacion” prej 32 vitesh dhe as ka ardhur, as duket në horizont. Janë ende në rreth-rrotullim, me çantat e rënda të 32 viteve tranzicion lara-lara.

Seç presin, kërkojnë, fshehin. Edhe ajo që po ndodh, ngjan e fshehur, prandaj e shtrojmë me ton një tip pyetjeje: Mirë Ilir Meta në burg, po pse heshtin ambasadorët?!/Pamfleti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu