Ilir Meta ka 5 padi në SPAK, nuk është vetëm çështja e lobimit

0

Në emisionin “Shqip” ishte i ftuar gazetari investigativ Adriatik Doçi për të folur për një nga temat që mban peshë publikun, rastin Meta.

Në studio u diskutua për zhvillimet më të fundit nga dyshja e opozitës Berisha-Meta, të ardhmen e e Metës në politikë, dosjen e Sigurimit të Shteti dhe revolucionin aq të trumbetuar prej tij.
Doçi tha se Meta e ka kuptuar që ky është fundi i pandëshkueshmërisë së tij dhe kjo shpjegon edhe agresionin e tij ndaj SPAK dhe Edi Ramës. Ai bëri me dije se Meta ka 5 padi të hapura në SPAK aktualisht dhe faktet nuk mund të zhbëhen.

“Duke lexuar lëvizjet e tij politike, sidomos ato të javëve të fundit, mendoj që të gjitha kërcënimet ndaj Edri Ramës dhe rkeut të Spak tregpjnë një lloj frike që ai mendonhjn se mund t’i ketë ardhur ora për fundin e pandëshkueshmërisë në Shqipëri.

Pse e them këtë? Sepse për herë të parë në gjithë karrierën e tij politike, i janë hapur 5 dosje penale në SPAK. Pak njerëz e dinë, mendojnë që është vetëm dosja e lobimit me 600 e 900 mijë dollarë në SHBA, por në fakt SPAK ka regjistruar dhe dy procedime të tjera penale ndërkohë që janë referuar edhe dy dosje të tjera në Prokurorinë e Posaçme.

Dhe Meta trembet për dosjen e lotimit, e cila është një dosje flagrante me të dhëna flagrante. Mosbesimi për ndëshkueshmërinë qëndron dhe bazohet në disa fakte në të kalaurën pasi Ilir Meta i ka shpëtuar gjithmonë drejtësisë në të kaluarën.

Pse mendoj që tani ëshë ndryshe? Sepse SPAK është përballë një sfide shumë të rëndëssihme. Ose do zhbëjë gjithë Reformën në Drejtësi, ose do e zbatojë njësoj për të gjithë.

Meta është kapur me presh në dorë dhe këtë herë nuk është kapur me zë dhe me figurë që mund të thojë se video është e kompromentuar. Është kapur me kontrata dhe para që kanë lëvizur për të cilat ka firmosur.

Së bashku me Monika Kryemadhin dhe petrit Vasilin ka firmosur dy kontrata që janë kapur tani edhe nga SPAK për lobim në SHBA me para të pista, të padeklaruara dhe SPAK është përballë një elementi flagrant të veprës penale. Nuk ka si zhbëhen këto fakte”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu