Idajet Beqiri ka qenë i dënuar për falsifikim dosjesh

0

Pasi avokati Idajet Beqiri hodhi akuza të forta se ka prova të pakontestueshme që floriri i Krrabës është vjedhur nga Ilir Meta, ky i fundit ka reaguar përmes Silva Cakës. Ajo ka publikuar dokumentin ku rezulton se Beqiri, kur mbante postin e kryetarit të Gjykatës së Krujës ka falsifikuar dokumente të rëndësishme që kanë të bëjnë me garancinë procedurale për dhënien e drejtësisë.

Pasi avokati Idajet Beqiri hodhi akuza të forta se ka prova të pakontestueshme që floriri i Thesarit në Krrabë është vjedhur nga Ilir Meta, ky i fundit ka reaguar përmes Silva Cakës. Ajo ka publikuar dokumentin ku rezulton se Beqiri, kur mbante postin e kryetarit të Gjykatës së Krujës ka falsifikuar dokumente të rëndësishme që kanë të bëjnë me garancinë procedurale për dhënien e drejtësisë.

Këtë vepër e ka kryer në bashkëpunim me dy sekretarët të seancave gjyqësore. Për krimin e falsifikimit të dokumenteve zyrtare e ka dënuar me 4 muaj heqje lirie.

“Në punë është karakterizuar nga ndjenja e mendjemadhësisë dhe egoizmit, nga tendenca për t’u dukur me arritje më të mira se të tjerët, nga puna për bujë, gjë që e çoi deri në falsifikimin e dy procesverbaleve të seancave gjyqësore”, thuhet në dokument.

E para lidhet me një procesverbal për njohjen e viteve të shërbimit në degën ushtarake të Fushë-Krujës për Ram Durmën. Për të mos shtyrë seancën, Beqiri, i cili nuk kishte biseduar me dëshmitares por i tha të shënonte në procesverbal sikur u paraqitën dhe kishte biseduar me ta.

“Në procesverbalin e seancës gjyqësore u shënuan fakte që i pandehuri Idajet mbante mend nga një bisedë që kishte bërë me dëshmitarin Muharrem Sefaj dhe me Sabah Meca për punën e kërkuesit Ram Durma në degën ushtarake”, thuhet në dokument.

Një tjetër çështje lidhet me procesverbalin e seancën gjyqësore të zhvilluar më 19.12.1985 në qytetin e Laçit për Martine Vlashin.

Redaksia po punon për të përditësuar lajmin…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu