Idajet Beqiri denoncon: Avokati i Metës e Monikës (Genc Gjokutaj) la shtëpinë në bixhoz, do t’i mbrojë si Fazlliçin

0

Kallëzimet penale ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në SPAK po dominojnë  lajmet, portalet dhe emisionet televizive të darkës. Ilir Meta nxori Monikën, avokatin Genc Gjokutaj dhe disa analistë për të mohuar aferat e tij të lobimit me para të pista në SHAB, shpenzimin e qindra mijëra euro për dobësim dhe shërbime estetike, si dhe përvetësimin e parave publike, përmes kunatit.

Genc Gjokutaj u përpoq të relativizonte paditë penale ndaj klientit të tij Ilir Meta, duke i konsideruar si një aksion politik dhe shpifje, ndërsa sulmoi në emisionin ‘Opinion’ të Blendi Fevziut edhe një nga të kallëzuesit, avokat Idajet Beqiri, duke vënë në dyshim figurën e tij.

Avokati Beqiri i është përgjigjur Gjokuajt në emisionin të ‘Paekspozuarit’ të Ylli Rakipit. Idajet Beqiri tha në emision se Genc Gjokutaj ka lënë shtëpinë e tij në bixhoz, duke theksuar se kur një njeri nuk mbron dot shtëpinë e tij, nuk mund të mbrojë klientët.

Gjokutaj ka qenë një kobure e Saliu, i cili fuste në burg mitingashët e PS-së. E mbaroj atë punë dhe iu fut bixhozit. E la edhe shtëpinë në bixhoz. Ka mbetur edhe pa shtëpi tani. Mbrojti Fazlliçin. Ju e patë vetë se si e mbrojti Fazlliçin”, tha Beqiri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu