Shkruan Zef Ndreka
Non-grata edhe nga konservatorët anglez dhe BE për Berishën.
Me Zefin e Firenze-s, mikun tim, u takuam rastësisht në Tiranë para tre ditësh. Kishim ardhur rastësisht në një ditë, unë nga Gjermania edhe ai nga Italia. Ne, nuk kemi pirë vetëm kafe. Edhe kemi folur për librat, për poezinë, për miqt tanë poet e shkrimtarë. Por jemi shqep edhe me birra e kemi ngrenë pizza, si në Itali! Si dy miq tashmë europian, kemi biseduar lirshëm edhe për politikën në tërësi, pa asnjë kompleks. Rreth nesh kishte njerëz, por ku e dinim ne , se kush ishte komshiu . Ai na hidhte shikimin hera- herë, por më shumë na drejtonte veshin e majtë, shkurt, edhe na vështronte edhe na dëgjonte! Ne si qytetarë të lirë, as i dhamë rëndësi, as nuk e vlerësuam. Por diçka, vume rè, sidomos kur filluam një debat jo të lehtë me Zefin për doktorin: Degjo o mik, Sali Berishën do t’a shpallin shumë shpejt non grata edhe anglezët konservatorë- i thashë Zefit. Atëherë, të gjitha përrallat e Berishës nuk do kenë më asnjë vlerë?! Çfarë?!- mu kthy Zefi, duke ndërruar fytyrë! Edhe këtë m’a thua, të jetë e vërtetë? Po Zef, do t’a shpallin shumë shpejt i them. Anglezët janë më të shpejtë se amerikanët. Ndryshojnë në sjellje. Amerikanët janë si gangsterët, sa herë ju del dikush i pa dëshiruar përpara, i fusin ose grusht, ose shkelma bythës. Çdo javë e përsërisin këtë, deri sa ai të dorëzohet. Kurse anglezet, t’a tregojnë rrugën qartë e prerë – Mos kalo këtu se të gjeti belaja ! Më pas – vazhdova unë , do e shpallin non grata edhe BE-ja. Kështu, Berisha i Salikratëve nuk do mund të shkojë as në Greqi e Itali, as në Kroaci e Danimarkë, shkurt në asnjë vënd të BE-së. Duke e bërë të vdekur për së gjalli! Duke e izoluar totalisht!
Tek i dëgjonte këto, komshiu i Fredit u trëmb shumë edhe prej meje. Si duket, mendoj se po e shpall non grata edhe atë, megjithse e dija se është gollo dhe me pasaportë bullgare! Për të na tërhequr vëmendjen për kureshtjen e tepruar të tij ndaj nesh, na u afruan dy birra krikëll. Kamarjeri na tha se na i afroi ai burri aty! Faleminderit, i thamë, por na trego kush je ti, nuk po të njohim?! Jam një komshi i Fredit, por edhe një mik i avokatit guximtarë e të vëndosur të Lezhës, u kthye ai . E di se janë shokët tuaj ! Aaaa, Alfredi dhe Ndreu ?- e pyeti Zefi i Firencë-s. Po, tha komshiu. Unë i kam miq të dy, jo shokë, ju ktheva, prandaj stop, asnjë fjalë për to, se e pashë se donte të na thoshte diçka për çdo njërin prej tyre. Pasi lexova bisedën e hapur të komshiut me Alfredin, e kuptova porosinë që paska marrë avokati i Lezhës nga udhëheqësi, krimineli përfaqësues i foltorës për të mos u kacafyt më me kritikët e foltorës, në emër të “bashkimit” të PD-së, për të ruajtur unitetin! Komshiu iku më bisht në shalë, duke na lënë të lirë në qejfin tonë.






