I varfëri dhe Perla (Swami Paramanada)

0

Përktheu nga italishtja: Nikolin Sh. Lëmezhi

Perla me vlerë të madhe është e fshehur thellë.

Si një peshkatar perlash, shpirti im, zhytu, zhytu në thellësi, zhytu akoma më shumë, dhe kërko! Ndoshta nuk do të gjesh asgjë për herë të parë. Si një peshkatar perlash, o shpirti im, pa u lodhur, ngulmo e ngulmo akoma, zhytu në thellësi, gjithnjë e më thellë, dhe kërko! Ata që nuk e dinë sekretin, do të tallen me ty, e ti do të trishtohesh. Por mos e humb guximin, o peshkatar perlash, o shpirti im!

Perla me vlerë të madhe është pikërisht aty e fshehur, e fshehur pikërisht në fund. Është feja jote e cila do të të ndihmojë që të gjesh thesarin, dhe është ajo që do të lejojë që çka ishte e fshehur të zbulohet më në fund.

Zhytu në thellësi, zhytu akoma më shumë, si një peshkatar perlash, o shpirti im! E kërko, kërko pa u lodhur!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu