I tha Edi Ramës tradhëtar, truproja rreh turistin në sy të fëmijëve dhe gruas zvicerane

0

Një incident ka ndodhur ditën e djeshme në Himarë, ku një turist u dhunua nga truprojat e Kryeministrit, në prani të këtij të fundit, pasi e kishte quajtur Edi Ramën tradhëtar.

Turisti që duket se ka qenë i revoltuar me Ramën për shkak të qëndrimit që Kryeministri ka mbajtur ndaj mini-Shengenit, ku jo pak herë ka sulmuar liderët politikë të Kosovës që nuk i bashkohen nismës, e ka quajtur Kreun e Qeverisë tradhëtar.

Bekim Rashiti është një shtetas nga Kosova dhe me banim në Zyrih të Zvicrës, por që ka ardhur si pushues në Himarë.

Rashiti ka bërtitur “Rama tradhëtar i Kosovës”. Pas thirrjes së tij, truprojat e kryeministrit e kanë dhunuar.

“I bindur se në Shqipërinë demokratike respektohet vullneti dhe fjala e lirë, kam brohoritur; “Qe tradhtari i Kosovës!”. E bëra në shenjë revolte kundër marrveshjeve së nënshkruar me Alekandër Vuçiç, pa përfillur krimet serbe në Kosovë.

Por, papritur ka reaguar me dhunë truproja e Edi Ramës, duke më goditur fizikisht në praninë e qytetarëve dhe në sy të fëmijëve dhe bashkëshortes sime zvicerane”, deklaroi i revoltuar, Bekim Rashiti nga fshati Sllatinë e Poshtme e Vitisë, i cili prej shumë dekadash jeton dhe punon në Zyrih të Zvicrës.

Kundër kësaj sjellje antiligjore dhe kësaj arrogance të hapur nga shpura e Ramës, Bekim Rashiti, paralajmëron padi në gjykatën e Tiranës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu