I riu në karrocë me rrota: Ministrja e Ramës është idiote, le të jetojë një muaj me 140 euro

0

Qytetarët në Durrës, kanë protestuar sot kundër rritjes së çmimeve. Një i ri shprehet se rrogat dhe pensionet nuk rriten, ndërsa shtoi se qeveria rrit vetëm çfarë i intereson.

“Nafta është rritur, protestoj për të ardhmen, çdo gjë po shkon për poshtë. Populli vetëm varfërohet.”-tha i riu.

Protestuesi një mesazh kishte edhe për ministren e Ramës, Delina Ibrahimaj e cila tha mbrëmjen e kaluar se me 140 euro të ardhura në muaj nuk quhesh i varfër.

“Ta lërë rrogën, edhe qiratë që mbledh në ato të vetat. Ta provojë a e kalon dot muajin me 140 euro, kur të vijë të dali këtu si ne.”-tha ai.

Ndërsa një tjetër i ri i cili ishte në karrocë me rrota, tha se nuk ka qeveri më për turp në botë. Për deklaratën e Ibrahimajt theksoi se ajo është një idiote dhe nuk ja vlen të përgjigjet më tej.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu