I nxehti Afrikan, temperatura shkon në 42-43 gradë! Ja masat për t’u ruajtur…

0

Sot që në mëngjez temperatura shkoi në 30 gradë celsius. Por sipas MeteoAlb parashikohet që këto kushte atmosferike do të mbeten deri mëngjesi pasardhës, ku vala afrikan po kalon mbi zonën e Mesdheut dhe Ballkanit Perëndimor.

Parashikohet se temperatura do shkojë deri në 42 gradë celsius dhe në zona si Elbasani apo Gjirokastra edhe 43-44 gradë.

Por cilët janë grupet që janë më të rrezikuara nga i nxehti?

ISHP rendit disa prej tyre duke nisur me të moshuarit, foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Po ashtu sipas ISHP individët që vuajnë nga sëmundjet kronike si sëmundjet kardiovaskulare, diabeti, sëmundjet pulmonare dhe gratë shtatzëna duhet të bëjnë kujdes maksimal.

ISHP jep disa këshilla të thjeshta dhe mjaft të rëndësishme se si të mbrojmë shëndetin nga temperaturat e larta.

Duhen evituar daljet nga shtëpia në orët e nxehta të ditës, 11.00 – 17.00.
E rëndësishme është edhe veshja, e cila sipas specialistëve duhen veshje sa më të lehta prej pambuku dhe ngjyra të hapura. Gjithashtu për të shmangur ekspozimin e rrezeve të diellit duhet të vendosim kapele në kokë, të mbajmë çadër, prej momentit që dalim nga shtëpia.

Sipas specialistëve për t’i bërë ballë të nxehtit, ka mjaft rëndësi edhe se çfarë konsumojmë, pasi duhet sa më shumë ujë, lëngje dhe duhen evituar pijet alkoolike. Zarzavatet dhe frutat duhet të jenë pjesë e çdo vakti, për të forcuar imunitetin për shkak të temperaturave të larta.
Kjo është e rëndësishme veçanërisht për të porsalindurit, për individët mbi 60 vjeç, apo për ata që kanë probleme shëndetësore kronike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu