Roxhesa Klironomi 24 vjeçe, banuese në lagjen Nr. 5 Durrës dhe Silva Gjergji, 26 vjeçe, banuese në Mirditë, humbën jetën sot nga një aksidet i rëndë.
Drejtues i mjetit ishte Arbër Tivari, i cili humbi kontrollin në orët e para të së dielës në autostradën Tiranë-Durrës.
Arbër Tivari është emër i njohur për policinë e Durrësit pasi gjatë viteve të fundit ka hyrë dhe ka dalë disa herë nga burgu.
Në mars të vitit 2021, ai u qëllua me armë zjarri në dorë nga Alket Buçpapaj i cili po ashtu njihej si person problematik për drejtësinë.
Tivari ishte arrestuar edhe më herët për shpërndarje lëndësh narkotike dhe vjedhje.
Për herë të fundit, Tivari është arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe municione luftarake.
Ngjarja
26-vjeçari, Arbër Tivari, i cili humbi kontrollin e automjetit dhe shkaktoi aksidentin që u mori jetën dy vajzave në autostradën Tiranë-Durrës mëngjesin e së dielës mund të ketë qenë në ndikimin e alkoolit dhe lëndëve narkotike.
Arbër Tivari dhe dy mikeshat e tij që nuk mundën t’i mbijetonin aksidentit kishin qendruar në një lokal në zonën e Curilave deri në orët e para të mëngjesit. Më pas ata të tre janë nisur për në Tiranë.
Gjatë orëve që qëndruan në lokal në Durrës mësohet se të rinjtë kanë konsumuar edhe alkool.
Në afërsi të Sukthit, Tivari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me trafikndarësen.
Përplasja rezultoi fatale për dy vajzat që gjetën vdekjen e menjëhershme ndërsa 26-vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Traumës.






