Ashley Tisdale është shumë e njohur për personazhin që ka interpretuar në “High School Musical”, të famshmen Sharpey Evans. Duket se aktorja ka ditur ta shfrytëzojë mjaft mirë famën e saj në adoleshencë.
Ajo tregon se të gjithë të dashurit e të shkuarës i ftonte shpesh në Disney Land, por pas kësaj ajo ndahej nga ta. “Është e çuditshme në fakt, sepse unë realisht i çoja meshkujt që dilja në Disney Land, për t’u çtensionuar nga pak.
Por pas pak kohësh ndihesha shumë mirë aty, dua të them unë isha ylli i Disney-t atje, e kështu ndahesha nga ta pas fishekzjarreve. Ka qenë gjithmonë një histori e bukur për të treguar”, shprehet Ashley. Aktorja shto se nuk e kishte kuptuar që diçka të tillë e bënte shpesh, derisa shoqet e saj ja vendosën në dukje. Kujtojmë se ajo tashmë e ka lenë pas Disney-n dhe është martuar prej disa vitesh me Christopher French.