Gjashtë ditë para e të nisë muaji i Ramazanit, Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për të rikthyer orët policore nga 22:00-05:00. Gjithashtu është vendosur edhe për mbylljen e disa sektorëve siç është gastronomia e qendrat tregtare.
Në vendimin e Qeverisë “Kurti” nuk ka diçka specifike rreth organizimit dhe kryerjes së riteve fetare. Hoxha nga Mitrovica, Fatmir Latifi, shpreson se nuk do të mbyllen xhamitë pikërisht në kohën e Ramazanit, ndryshe, ai paralajmëron revoltë popullore nëse ndodh një gjë e tillë.
Latifi ka thënë se nuk ekziston asnjë arsye që xhamitë të mbyllen, sepse, ato janë të dezinfektuara .
Madje, ai paralajmëroi revolta nga ana e popullit, në rast se kjo ndodhë.
“Uroj të mos i mbyllin xhamitë tash që jemi në prag të Ramazanit dhe të na mundësohet falja e teravive. Nëse vitin e kaluar i kanë mbyll për shkak se jemi përballur me një virus të panjohur, sivjet nuk kanë asnjë arsye me i mbyllë. Nëse kjo gjë ndodhë, le ta dinë që do të çojnë deri të një revolucion i popullit sepse është padrejtësi e madhe”.
“Virusi nuk shërohet veç me vaksina, por, edhe me lutje. Unë vet kam qëndruar i izoluar për dy javë para disa muajve pasi u preka nga virusi. Nuk kam dal as në xhami dhe jam shëru prej t’Madhit Zot. Ramazani nënkupton bashkim, vizitë xhamiave e për neve adihet që xhamiat i kemi të dezinfektuara, përdorim distancë. Deri tani vendimin e kemi që me na u leju falja e namazit në xhami, inshAllah nuk e ndryshojnë se do përballen me popull”, – tha Latifi.
Kujtojmë që muaji i Ramazanit nis me 13 prill dhe falja e namazit të parë të teravive nisë nga ora 21:00, kurse, teravia e fundit në ora 21:43, që është me datë 12 maj.