Dashi
Dashuria do të ecë më së miri. Venusi do të ketë ndikim tranzit, duke iu favorizuar për disa javë. Keni dëshirë për stabilitet dhe për të zyrtarizuar një histori që po jetoni. Vlerësoni me kujdes propozimet që do të merrni në punë.
Demi
Venusi është ende në shenjën tuaj dhe do të ketë ndikim mjaft të favorshëm për dashurinë. Duhet të arrini që të shprehni hapur idetë tuaja, atë që mendoni dhe këtë gjë mund ta bëni duke u acaruar. Në punë, mund t’iu duhet të merrni një vendim të rëndësishëm.
Binjakët
Ky është një moment i mirë sa i takon dashurisë, ndaj mos shtyni asgjë. Bëni kujdes vetëm ndaj çështjeve të mbetura të pazgjidhura nga java e kaluar, pasi mund të ketë probleme me dokumentet.
Gaforrja
Në këtë moment është si të përballeni me një rizgjim emocional, ndaj përfitoni për të organizuar diçka të bukur. Puna në këtë periudhë do të jetë mjaft e komplikuar.
Luani
Në dashuri do të ndiheni nën presion. Kujdes dhe vëmendje duhet blerje dhe çështjet ekonomike. Vlerësoni mirë çdo mundësi biznesi.
Virgjëresha
Ky është një moment reflektimi i cili duhet shfrytëzuar për të kuptuar më mirë se në cilin drejtim doni të shkoni. Në dashuri mund të vendosni që të ndërprisni një lidhje e cila nuk ju kënaq. Duhet të bëni durim në punë, pasi gjithçka duhet të jetë perfekte. Ndërkohë do të ketë nervozizëm.
Peshorja
Jeni mjaft të stresuar dhe kjo gjë mund të shkaktojë diskutime edhe kur nuk ka nevojë. Mundohuni që të rrini larg nga konfliktet. Çiftet e konsoliduara, mund të mendojnë për të ardhmen.
Akrepi
Në dashuri do të keni mundësi që të merrni frymë, pasi Hëna është mjaft e favorizuar. Në punë është i rëndësishëm komunikimi, pasi kjo nuk është një periudhë e favorshme.
Shigjetari
Kjo është një periudhë stresuese dhe e mbushur me tensione. Kjo gjë do të dominojë si në sferën sentimentale edhe në atë profesionale. Nuk do të jeni në humorin e duhur, pasi ka shumë gjëra rreth të cilave duhet të mendoni.
Bricjapi
Nëse jeni përballur me konflikte në jetën në çift, situata nuk është zgjidhur plotësisht. Duke nisur nga prilli, situata do të jetë më pozitive, shkruan noa.al. Në punë, mund të kërkoni këshillën e një personi të besuar.
Ujori
Lëreni pesimizmin mënjanë dhe mundohuni që të jeni sa më pozitiv. Mëngjesi i së martës do të jetë mjaft i favorshëm sa i takon ndjenjave. Mundësi të mira do të ketë edhe në punë.
Peshqit
Kjo është një periudhë e mirë sa i takon punës, ku do të ketë mundësi të mira për të ardhme. Në sferën sentimentale do të ketë nervozizëm dhe gjërat nuk do të shkojnë ashtu si ju doni.