Dashi
Kjo e martë do të nisë e qetë! Do të ketë rikuperime të ndjeshme sa i takon ndjenjave. Ka shumë mundësi që të keni një takim dashurie apo të sqaroheni me një person. Dy javët e para të dhjetorit, kanë qenë të rënda për çiftet, ndaj ka ardhur momenti që të gjeni më shumë unitet.
Demi
Tregoni kujdes në nivelin ekonomik, pasi do keni shumë shpenzime. Viti i ri do të jetë mjaft i favorshëm për të bërë investime. Do të keni mundësi që të hiqni dorë nga çfarë nuk ju pëlqen dhe të përzgjidhni, në mënyrë që të merrni efektet e dëshiruara.
Binjakët
Ju pret një ditë e lodhshme, e mbushur me tension dhe mërzi. Nuk pëlqeni që të mërziteni, kështu që duhet të punoni fortë për të kapërcyer një pengesë. Bëni mirë që të analizoni rrethanat tuaja.
Gaforrja
Nuk duhet të largoheni nga rruga e emocioneve të vërteta. Yjet do të jenë kundër jush, kështu që do të përballeni me vështirësi. Në punë, asgjë nuk do të jetë si më parë. Bëni kujdes që të mos e teproni.
Luani
Kjo ditë do të jetë mjaft interesante për të lindurit e kësaj shenje. Yjet do ju mbrojnë dhe mund të ketë një shuratë vërtetë të bukur. Keni nevojë për një dashuri të madhe dhe pasion të madh. Venusi do të jetë kundër jush sa i takon ndjenjave, kur nga pala tjetër nuk ndjehet e njëjta gjë. Mund të ketë tensione dhe xhelozi.
Virgjëresha
Duhet të tregoni kujdes maksimal gjatë kësaj të marte. Shoqërohuni me njerëz që iu bëjnë të ndiheni mirë dhe shmangni konfliktet. Durimi dhe kujdesi, janë fjalët kyçe të kësaj dite.
Peshorja
Harrojini tensionet për shkak të punës. Sfera profesionale do të jetë mjaft e vështirë për u menaxhuar së fundmi, për shkak se parashikohen shumë ndryshime. Sa i takon të ardhmes mos u mendoni shumë, në mënyrë që të mos dominoheni nga ankthi dhe do të shikoni që gjërat do të zgjidhen vetë.
Akrepi
Shumë prej jush do të ndihen mjaft të lodhur ndaj gjithçkaje që do të bëjnë. Thënë ndryshe, e marta do të jetë nën ritmin e duhur. Kur duhet të bëni shumë gjëra njëherësh, shpesh përfshiheni nga ankthi dhe konfuzioni, por me kalimin e ditëve situata do të përmirësohet.
Shigjetari
Ju pret një e martë interesante! Shumë prej jush do të jetojnë eksperienca të pazakonta. Ju presin orë të mbushura me energji dhe me zhvillime sa i takon dashurisë dhe raporteve me të tjerët.
Bricjapi
Yjet do të kenë ndikim të rëndësishëm, si dhe Hëna do të jetë në anën tuaj. Në dashuri do të keni dëshirë për të rikuperuar kohën e humbur. Nëse keni përjetuar një krizë, do të keni mundësi që ta zgjidhni. Në punë do të jetoni një moment të vështirë.
Ujori
Yjet ndihmojnë gjithë ata që duan të rizbulojnë dashurinë. Venusi do të favorizojë shumë nga të lindurit e kësaj shenje dhe dita do të jetë mjaft e rëndësishme sa takon ndjenjave, shkruan noa.al. Miqësitë do të jenë në qendër të kësaj dite.
Peshqit
Do ti jetoni qetësisht këto ditë festive, dhe mos mendoni më për të kaluarën. Rrezikoni që të pushtoheni nga melankolia, edhe pse kjo gjë jo domosdoshmërisht do të jetë negative… sigurisht pa e tepruar.