HIPOKRIZIA EUROPIANE…

0
Arben Çokaj

Arben Çokaj

1. Kur na pushtoi turku e na ndau në 4 vilajete, pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, kur na mohoi gjuhën e etninë dhe na islamizoi e na ndau edhe sipas fesë, Europa tha: larg bythës teme!

2. Kur iku Turqia nga Ballkani, shqiptarët u ndëshkuan, se ishin islamizuar. Europa (e Pauli e Giorgo e Koli e Ben Oroshi) thanë: ma mirë me pas vdekë se me ndërrua fenë, tani po i lamë fqinjët me u shqye pra!

3. Kur Shqipëria u ba komuniste se aleatët perëndimorë prapë na lanë në baltë, prapë Europa tallej: shikoj këta hajvanat shqiptarë, po ndërtojnë komunizmin

4. Kur ra komunizmi më 1990, dhe po përpiqeshim me hy në BE tash 30 vjet, europianët prapë pordha: jo jeni të korruptuar e të ndikuar nga turku e nga islami… Dhe më e keqja është se ka do shqiptarë që propagandojnë këto pretendime dashakeqe europiane, duke u kënaqë se i mshajnë vetes dhe interesave shqiptare sa munden…

Europë, more shkërdhatë, Shqipëria e shqiptarët këta janë! Sa keq që nuk i bëmë ballë turkut vetëm, pa ndihmën tuaj ma shumë dhe na shkatërroi e islamizoi; sa keq që elitat tona u bythëshiten sa te turku, e më pas te fashizmi, pastaj na kapi komunizmi…; sa keq që sot po trokasim në derën tuaj, e ju si kurvë, nuk po përgjigjeni…

Por kjo është Shqipëria, këta janë shqiptarët, me 4 besime të ndryshme, që prishin unicitetin e ndjenjën tonë të përbashkët, por prapë luftë për fe, si irlandezët, serbët e grekët etj. nuk kanë bërë! Ju keni prapë numër muslimanësh në Europë, Francë e Gjermani ma shumë se ka shqiptarë sot gjithsejt. Prandaj shut the fuck up! Hap dyert, se ndryshe normalisht, si shtet i vogël e me ekonomi të dobët jemi pré e turkut, rusit e kinezit! E nëse kjo nuk u intereson, se qenka punë për ne, mos na e çani bythën fort!

Shqipëria bën sa mundet, hymë në NATO, nuk u zhgënjyem. Kështu bëjmë si popull, edhe pse kemi problemet tona të mëdha, që duhet t’i zgjidhim ne, po hymë në BE, kemi një mbështetje më të madhe për zhvillimin tonë, e nuk do të zhgënjeheni. Sa për azilin që kërkojnë shqiptarët, po hymë në BE, nuk e bajnë ma, se nuk kanë nevojë! Pra, nuk ështëargument! Ma shumë ia shihni sherrin llumit që keni në Europë, se shqiptarëve! Kaq!

Këtë reagim e bana si formë komunikimi ma me dinjitet me europianët, për shqiptarët pa karakter, servilë e inferiorë, që rrinë duke sha e duke i ra vetes, se Europa po na krijon probleme artificiale! Rama është në komunikim me ta dhe e sheh ma mirë, se pretendimet e disa vendeve europiane, për mos me hapë negociatat me Shqipërinë, janë ma shumë subjektive! E kam pa Maqedoninë, si shtet ne jemi më të fuqishëm se ata, por duhet menaxhim ma i mirë i punëve dhe financave publike! Punën tonë, ne duhet me e ba, Europa të veten! Mos të rrinë duke na sha për gjithçka!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu