Hetues të FBI në Tiranë/ Ilir Meta e Monika Kryemadhi drejt kontrollit pasuror dhe burgut. Do jen në shenjestrër të SPAK-ut

0

Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u kanë dhënë sot një mesazh shpresëdhënës shqiptarëve, duke sinjalizuar se fundi i kupolës politike të korruptuar shqiptare është më afër se kurrë. Përmes një deklarate, Ambasada Amerikane në Tiranë ka paralajmëruar sot se ditët e kokave të krimit dhe korrupsionit në Shqipëri janë të numëruara. Sipas amerikanëve shkallmimi i klasës së korruptuar politike shqiptare do të bëhet nga SPAK-u. Ky mesazh vjen në kushtet kur Ilir Meta ka bllokuar betimin e prokurorëve të SPAK-ut, duke mos i lejuar të nisin detyrën. Meta e ka shtyrë betimin më 19 dhjetor, por ka dyshime të forta se nuk do të lejojë që prokurorët e SPAK të nisin punën, për shkak të frikës nga arrestimi bashkë me Monikën, për korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie etj. Meta dhe Monika do të jenë zyrtarët e parë që do goditen nga SPAK-u, për të vijuar më tej me ministrat dhe drejtorët e korruptuar të Edi Ramës.

Në mesazhin e Ambasadës Amerikanë thuhet se ‘Ditëve të shkuara të zyrtarëve të korruptuar dhe bosëve të krimit që ishin të paprekshëm po ju vjen fundi. Ditët e shkuara të drejtësisë selektive do të zëvendësohen nga drejtësia për të gjithë. Një strukturë e re anti-korrupsion po krijohet me mbështetjen e SHBA e cila do të ketë në shënjestër këta individë që ia kanë dalë të shmangim ndjekjen penale nëpërmjet kontrollit të emërimeve dhe lidhjeve personale. SPAK do të funksionojë së shpejti, do të shenjestrojë korrupsionin e nivelit të lartë’.

Mësohet se një ekip hetuesish të FBI do të zbarkojnë shumë shpejt në Tiranë, për të hedhur themelet e SPAK si dhe për të ngritur Byronë Kombëtare të Hetimit. ‘SHBA janë të përkushtuara për të siguruar që SPAK do të ngrihet dhe do të funksionojë në mënyrë të pavarur. Me mbështetjen e tyre prej 2 mln dollarësh, SHBA po ndërtojnë themelet e SPAK. Këshilltarët ligjorë të Ambasadës së SHBA po punojnë me institucionet shqiptare të drejtësisë dhe partnerët ndërkombëtarë për të zhvilluar themelet e SPAK dhe do të mbështesim hetimet dhe ndjekjet penale. Rregullat do të ndërtojnë një proces të bazuar në meritë dhe garanton promovime që janë të lira nga ndërhyrje politike apo të ndonjë lloji tjetër të papërshtatshëm, ofrojmë mbikëqyrje për raste hetimore’.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu