Hetohet pasuria prej sheiku e Edi Ramës/ Kryeministri, e shoqja dhe djali përfitojnë miliona

0

Është zbardhur pasuria e Kryeministrit Edi Rama, për vitin 2020.

Gazeta ka siguruar pranë ILDKP deklarimet më të fundit pasurore, për krerët e politikës dhe po ndajmë sot me lexuesit deklarimet që ka bërë Kryeministri Edi Rama.Sipas të dhënave të ILDKP, Rama ka deklaruar të ardhura personale, gjendje në llogari bankare më 31.12.2020- 511,359 lekë; të ardhura nga paga për vitin 2020, 1,772,430 lekë dhe të ardhura nga krijimtaria artistike – shitja e punimeve artistike (vlera neto, detyrimet tatimore të paguara), 1,806,335 lekë.

Bashkëshortja e tij ka deklaruar të ardhura personale, gjendje në llogari bankare, përfshirë edhe të ardhurat personale të subjektit deklarues Edi Rama nga shitja e punëve artistike, +7,751,474 lekë. Ka deklaruar pakësim të gjendjes kesh me -36,000 lekë. Ka deklaruar të ardhura nga paga (vlera neto pas shlyerjes së detyrimeve tatimore dhe kontributeve), 2.520,000 lekë. Ka deklaruar të ardhura nga Konsulenca dhe ekspertiza të ndryshme, 2,489,889 lekë. Ka deklaruar qira nga apartamenti në Tiranë, 2,535,023 lekë. Ndërsa djali i kryeministrit ka deklaruar, fond investimi në euro, +18.500 euro; të ardhura neto pas pagimit të tatimit në burim nga shitja e veprave të artit, 25.000 euro dhe kontratë qeraje, 360.000 lekë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu