Erion Veliaj nuk e mbrojti dot nënshkrimin e tij për t’i hapur rrugë ngritjes së inceneratorit të Tiranës, duke shkelur ligjin dhe anashkaluar Këshillin bashkiak.
Në dokumentin këtu poshtë duket qartë se Erion Veliaj ka tejkaluar kompetencat e tij duke marrë edhe ato të Këshillit bashkiak. Sipas një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Veliaj nuk e ka tagrin për ta miratuar projektin për inceneratorin, pasi ai vetëm e propozon buxhetin e bashkisë, i cili miratohet nga Këshilli Bashkiak.
“Angazhimi për dakordësinë duhet të përfshijë marrjen e vendimit nga Këshilli Bashkiak përkatës, si autoriteti kompetent për miratimin e buxhetit, ndërkohë që aprovimi është dhënë nga autoriteti i kryetarit të Bashkisë që ka për kompetencë vetëm propozimin e buxhetit në këshill,” thekson KLSH.
Por në dokumentin këtu, duket qartë se Veliaj e ka firmosur miratimin e tij në mars 2017, kontrata koncesionare është nënshkruar dhe vetëm në shator, ai ka marrë votën e Këshillit bashkiak. Kjo e ka bërë analistin ekonomik Pano Soko ta shohë atë si një kandidat serioz për burg, pasi ai i ka dhënë vetes një kompetencë për të miratuar një koncesion 90 milionë euro, me një kohëzgjatje 30 vjeçare, pa pasur kompetencë për këtë.
Menjëherë pas mbarimit të seancës së pyetjeve të Veliajt, Soko ka bërë këtë koment në Facebook-un e tij: “S’e kuptoj pse vazhdon akoma diskutimin ky Komisioni Hetimor?
Në momentin që Erion Veliaj pranoi që ka firmosur një vendim që ka lidhje me buxhetin e Bashkisë, pa Vendimin e Këshillit Bashkiak, komisioni duhej ndërprerë dhe oficeri i policisë gjyqësore duhet të ishte futur në sallë dhe të vijonte procedurën e ndalimit të zotërisë dhe shoqërimin në rajonin më të afërt policor. Çdo fjalë pas atij pohimi është thjesht për gajret”, ka shkruar ai.
Po t’i shtohen këtij skandali edhe piruetat e veliajt në Komisionin hetimor, ku ai u mundua të dredhojë duke treguar një tjetër dokument të Këshillit Bashkiak të Tiranës, që i përkiste shtatorit, ai është me të vërtetë ashtu sikurse thotë Pano Soko, një kandidat për SPAK. Por ky realitet është ende larg sepse jemi ende në kohën kur kryebashkiaku e përdor prokurorinë për të luftuar kundërshtarët, ndaj një hetim real do kërkojë ende kohë. L