Kreu i SPAK, Arben Kraja përpiqet të jetë sa më korrekt, kur flet për hetimin e politikanëve. Me frazën “sekret hetimor” shpëtohet nga publikimi i detajeve të rëndësishme në rastin e hetimit të Ilir Metës për akuzën e lobimit, fshehje të ardhurash dhe pastrim parash.“Çështja ndaj ish-presidentit është hapur, si një kallëzim i gazetarëve dhe i një ish-deputeti. Po hetohet dhe po kryhen të gjitha veprimet e nevojshme për të sqaruar çfarë ka ndodhur. Po, jam një nga prokurorët e çështjes. Nuk mund të flas për gjëra konkrete, pasi çështjet janë në hetim. “Sekreti hetimor” ka të bëjë me objektivitetin. Ne po kryejnë të gjitha veprimet për të kuptuar çfarë ka ndodhur” – tha ai.






