
Shkencëtarët analizuan shtresat e shkëmbinjve të lashtë në Parkun Kombëtar Karijini në Australi ku ndodhen gryka mes sedimenteve miliarda vjeçare. Sedimentet përbëhen nga minerale hekuri dhe silici, kanë shtresa të bardha, të kuqe dhe blu në gri të cilat dikur kanë qenë të depozituara në shtratin e detit.
Këto shkëmbinj tashmë përbëjnë pjesët më të vjetra të kores së Tokës. Studime të mëparshme thonë se këto modele të veçanta lidhen me variacionet e dikurshme të klimës së planetit, të ndikuara nga ato çfarë njihen si ciklet Milankovitch.

Këto cikle klimatike lidhen me orientimin e boshtit të rrotullimit të Tokës dhe natyrës eliptike të orbitës, cilësi që përcaktojnë shpërndarjen e rrezeve të Diellit në periudha të ndryshme. Këto të fundit janë më dominante çdo 400.000, 100.000, 41.000 dhe 21.000 vjet, ndryshime që kanë kontroll mbi klimën e planetit, duke përfshirë motin ekstrem të të ftohtit apo të të nxehtit, lagështirat dhe thatësirat.
Një prej cikleve Milankovitch që vjen për shkak të rrotullimit të Tokës në boshtin e vet ka një kohëzgjatje prej 21.000 vjetësh. Sipas shkencëtarëve, cikli do të kishte qenë më i shkurtër në të shkuarën kur Hëna ishte më afër Tokës.
Për ta, ky studim përbën një pikë të re referimi për modelimin e evolucionit të sistemit okë-Hënë.