Hashim Thaçi nuk ka rrugë tjetër veçse të gjykohet në Hagë

0

Aktakuzat për Presidentin Thaçi dhe kreun e PDK, Kadri Veseli kanë ndryshuar gjithë panoramën politike në Kosovë dhe kanë bërë të paqartë vazhdimësinë e dialogut me Serbinë, teksa kjo ngjarje është kthyer kryefjalë edhe në Shqipëri.

Avokati Spartak Ngjela komentoi zhvillimet e fundit në Kosovë në lidhje me aktakuzën kundrejt Thaçit dhe Veselit.

Sipas Ngjelës, presidenti Thaçi nuk ka qenë konsekuent në lidhje me shkëmbimin e territoreve, por palët në Kosovë e Shqipëri janë shprehur se diçka e tillë nuk do të ndodhë. Ai shtoi se presidenti amerikan nuk mund të fliste për ndërrim territoresh, pasi shkel sovranitetin e Kosovës dhe shtoi se kjo kërkesë nuk ka ardhur nga Amerika.

Përderisa Thaçi është thirrur do të shkojë, s’ka rrugë tjetër. Por çështja është pse në kohën ku do të shkonte në Washington? Dhe kryeministri nuk shkoi në një kohë kur Grenell tha se po e pret dhe në një kohë kur vetë kryeministri Hoti tha se do të drejtojë bisedimet? Ka një lidhje dhe një lëvizje të BE-së me Amerikën. Ne kemi pasur dyshime se Thaçi do të ndryshojë territore, të japë Kosovën e Veriut. Edhe vetë Thaçi vetë nuk ka qenë konsekuent, ai fsheh diçka. Por të gjitha palët, opinioni publik në Kosovë dhe Shqipëri, thanë se nuk ka ndërrim territoresh.

Presidenti i SHBA-së nuk mund të thoshte se do të ndërronte territoret pasi do të shkelte pavarësinë e Kosovës, por nëse në Kosovë del një shitës i territoreve atëherë c’faj ka politikanë amerikane? Nuk ka mundësi që ndërrimi i territoreve të ndodhë si kërkesë e amerikanëve, por vjen si kërkesë e presidentit shqiptar, dhe ky i fundit duhet të ketë me vete parlamentin. Në mënyrën se si u deklasifikua kjo si një marrëveshje fshehtë. Amerikanët dhe Thaçi deklaruan se nuk ka ndërrim territoresh“, u shpreh Ngjela.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu