Harrojini telenovelat turke, vendin e tyre e zënë këto produksione

0

Dikur telenovat spanjolle ishin ato që mbanin të gjithë publikun shqiptar të gozhduar përpara televizorit, por me kalimin e kohës vendin e tyre e zuri produksioni turk. I ftuar ditën e sotme tek “Rudina”, Albert Dumani zbuloi se në ‘Tv Klan’ së shpejti do të nisin telenovelat braziliane, që mesa duket do të zëvëndësojnë ato turket dhe duket se ky ndryshim do të vijë menjëherë pas mbarimit të ‘Dyshja Fantastike’. Përveç kësaj, Alberti zbuloi se në shtator do të nisin 6 seriale të reja amerikane të ‘Netflix’. Ndër të gjitha serialet turke të transmetuara deri tani, ‘Ertugruli’ ka thyer rekorde shikueshmërie. Me mbarimin e sezonit të pestë, të gjithë presin të shohin vazhdimin, i cili mund të nisë në muajin dhjetor me aktorin Burak Ozcivit në rolin kryesor./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu