Hapu dhe/ Fatmir Mediu i ashpër për raketat ruse mbi Poloni: Po alarmojnë NATO-n, po zgjerohet konflikti

0

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu thotë se presidenti rus, Vladimir Putin ka dashur ta zgjerojë konfliktin në Ukrainë, duke iu referuar raketave që goditën Poloninë, ku mbetën viktimë dy persona.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Mediu u shpreh se këto veprime janë provokative për aleancën ushtarake të NATO-s.

“Prej kohësh, Putini ka tentuar që ta zgjerojë tensionin, natyrisht provokoi NATO-n me ndërhyrjen e paligjshme në Ukrainë, ka tentuar ta zgjerojë konfliktin edhe në vende të tjera. Këto raketa më parë kanë shpërthyer edhe në Moldavi.

Ka tentuar që të rrisë tensionet politike, jo vetëm ushtarake. Ajo që ka ndodhur sot është një precedent problematik që duhet parë, nga kush është burimi i këtyre raketave”, theksoi ai.

Dy persona kanë vdekur në Poloni pasi dy raketa me origjinë ruse ranë pranë kufirit të vendit me Ukrainën.

Raketat ranë në qytetin Przewodów, duke rezultuar në përplasjen e avionëve ushtarakë polakë, sipas mediave lokale.

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki ka thirrur një takim urgjent të zyrtarëve të lartë të sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes së vendit, sipas zëdhënësit të qeverisë Piotr Mueller.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu